Kuvendi shtyn seancën, Astrit Patozi: Mazhoranca propozon Bujar Nishanin për President

Kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi ka konfirmuar për mediat tërheqjen e Artan Hoxhës nga gara presidenciale dhe në vend të tij mazhoranca ka përzgjedhur kandidaturë zyrtarë për president, Bujar Nishanin. “Konfirmoj lajmin se kandidatura e mazhorancës e propozuar mbrëmë është tërhequr nga gara. Por mazhoranca është e vendosur ta bëjë vendin me president dhe kandidatura tjetër do të jetë Bujar Nishani, që është një nga emrat e propozuar dje në tryezën e negociatave. Për arsye teknike, seanca shtyhet dhe do të zhvillohet në orën 17.00 pasdite”- tha Patozi.
Bujar Nishani ishte një nga katër emrat e ofruar dje nga mazhoranca në tryezën e negociatave me opozitën, krahas atij të Arben Imamit, Petraq Milos dhe Artan Hoxhës.
Kush është Bujar Nishani
Z.Bujar Nishani është i martuar me Znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani
ARSIMIMI
• Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988
• Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996
• Në vitin 2004 diplomohet “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
• Në vitin 2005, merr titullin “Master”, në Studimet Europiane
EKSPERIENCA NE PUNE
• 1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake Skënderbej;
• 1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë;
• 1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n;
• 1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;
• 1997 – Në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;
• 2005 – Zgjidhet Deputet ne Kuvendin e Shqipërisë
• Mars 2007 – Shtator 2009 Ministër i Brendshëm
• Shtator 2009 – Prill 2011 Ministër i Drejtësisë
• Prill 2011 e ne vazhdim Ministër i Brendshëm
JETA DHE VEPRIMTARIA POLITIKE
• Bujar Nishani anëtarsohet në Partinë Demokratike në vitin 1991
• Në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën
• Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike
• Në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj Partie
GJUHET E HUAJA
• Gjuhet e huaja: Anglisht (rrjedhshem)