Tadiç: Kurrë nuk do të njohim Kosovën
Beograd - Serbia kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, tha presidenti serb Boris Tadiç, në një interviste për të përditshmen franceze Le Figaro. “Ne nuk mund të pranojmë që shqiptarët kanë fituar gjithçka dhe se serbët kanë humbur gjithçka. Kjo është e kundërta e një kompromisi”, tha Tadiç.
Ai, gjatë ditës, pritet që në Paris të takohet me homologun e tij francez, Nikolas Sarkozi. Tadiç tha se pret që bisedimet mbi statusin e Kosovës të rifillojnë në “një klimë të qetë”. “Përparësia e madhe mbi të kaluarën është se askush nuk ëndërron për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me dhunë", theksoi Tadiç. Në intervistë, kreu i shtetit serb, po ashtu theksoi shpresën e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën. /REL/