Thaçi: Po ndryshohet e gjithë Kosova
Vushtri - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, sot ka vizituar punimet që janë duke u kryer në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ka inspektuar punimet në ndërtimin e shtratit dhe urës së lumit Tërstena, si dhe shkollën e re në qendër të qytetit. Ky vizitë edhe vetë realiteti i punës që po ndodhë këtu në Vushtrr-tha Thaç-dhe në gjitha segmentet e jetës, që po ndodhin këto ndryshime, është një konfirmim i punës shumë të mirë që po bëhet për ndryshim e jetës së qytetarëve edhe këtu në Vushtrri, si gjithandej Kosovës, me ndërtimin e shkollave të reja, të shumë kilometra të kanalizimit, të ujësjellësit, të rregullimit të shtratit të lumit, të rrugëve, të zgjerimit të ndërtimit të kopshteve të reja.
“Prandaj, edhe këtu mbi 11 milionë euro që janë investuar, shihen drejtpërdrejtë se janë investime në punë, investime në ndryshimin e jetës për të mirë të qytetarëve të Vushtrrisë”-theksoi kryeministri kosovar. Ai shtoi se Qeveria do të vazhdojë përkrahjen e të gjitha komunave në mënyrë që të vazhdojë kjo punë, të vazhdojë zhvillimi ekonomik, të vazhdojë punësimi i njerëzve të rinj, të rritet mirëqenia sociale, të hapët perspektiva sigurt.