E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kuvendi s’ka paguar asnjë qindarkë për apartamentin në Shkodër”

Kryetarja e Kuvendit Topalli hedh poshtë trillimet shpifëse të deputetit Taulant Balla Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i ka konsideruar si të paskrupullta dhe të turpshme deklaratat e deputetit të opozitës Taulant Balla gjatë seancës parlamentare të së enjtes. Kryetarja e Kuvendit mohon të ketë marrë dieta për apartamentin në Shkodër, të pretenduar nga Balla. “Deputeti Balla bëri shpifjen e radhës kundër Kryetares së Kuvendit, duke thënë se Kuvendi paguan qera për një apartament në Shkodër. Kjo është një shpifje e ulët dhe trillim vulgar. Kryetarja e Kuvendit nuk ka marrë asnjë qindarkë, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, për qera apartamenti, që nga momenti që është zgjedhur në këtë post. Për sa më sipër, gjithçka është e dokumentuar në zyrat e financës, është lehtësisht e verifikueshme dhe hedh poshtë trillimin e paskrupullt të deputetit shpifës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit. Deputetët e opozitës riorganizuan gjatë seancës së të enjtes kalvarin e akuzave dhe shpifjeve ndaj deputetëve të mazhorancës, pasi mësuan se rrogat e tyre janë përgjysmuar dhe se nuk janë përfshirë as dietat e zakonshme, për shkak se gjatë muajit maj qëndruan në grevë urie. Pikërisht, ky vendim i administratës së Kuvendit, çoi në destabilizimin e qëndrimit politik të deputetëve të opozitës, të cilët në mënyrë të turpshme kërkuan paratë e qytetarëve shqiptarë, në një kohë kur nuk kanë kryer asnjë prej detyrimeve që u kanë ngarkuar votuesit më 28 qershor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›