Kuvendi, sot pasdite betohen deputetët

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit betohen sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi mblidhet pasditen e sotme në seancën e dytë të legjislaturës së XVIII-të, ku do të zhvillohet ceremonia e betimit të deputetëve.
Sipas rregullores së Kuvendit, deputetët që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë.
Pasditen e djeshme, Kuvendi nisi punimet e Legjislaturës së XVIII-të.
Deputetët e Partisë Socialiste të opozitës nuk morën pjesë në këtë seancë sikurse kishin paralajmëruar, për shkak të qëndrimit të tyre kontestues ndaj procesit zgjedhor.
Në Kuvendin e ri përfaqësohen 6 parti: PD me 68 deputetë, PS me 65, LSI me 4 deputetë, PR me 1, PDI me 1 dhe PBDNJ me 1 deputet