Rama, Ndoka, Gjinushi takim të përbashkët
08/09/2009 Qëndrimi për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit
Diskutohen shkeljet në zgjedhje dhe garancitë për garat e ardhshme
Lidershipi i Partisë Socialiste po afron pranë vetes jo vetëm partitë që janë aleate të saj, por dhe forca politike jo të spektrit të majtë. Kjo u vu re qartë gjatë ditës së djeshme, kur ishte kreu në detyrë i PS-së, Edi Rama, që zhvilloi një takim të përbashkët me kreun e Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi dhe kreun e demokristianëve Nard Ndoka. Në vazhdën e takimeve me drejtues të partive aleate të PS-së, Rama ka shkuar më tej, duke ftuar në takime dhe të tjerë drejtues të subjekteve politike që, edhe pse jo pjesë e kampit të majtë, gjatë garës elektorale, por dhe pas saj, janë pozicionuar qartazi kundër mazhorancës qeverisëse. Kështu, gjatë ditës së djeshme Rama ftoi në një takim kreun demokristian Nard Ndoka, por pjesë e bisedimeve ishte dhe kryetari socialdemokrat Gjinushi. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se biseda është përqendruar te zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe shkeljet që shoqëruan këtë proces, si dhe te mundësitë për të siguruar garanci për zgjedhjet e ardhshme, me qëllimin eliminimin e atyre shkeljeve që kanë shoqëruar proceset zgjedhore në vend. Ndërkohë në përfundim të këtij takimi kreu socialdemokrat gjatë një prononcimi për mediet vlerësoi se “në fokus të takimit ishin zgjedhjet e radhës në çdo kohë, zgjedhjet e parakohshme, të jenë sipas standardeve, pasi kemi thënë që standardet i duhen Shqipërisë, pavarësisht se kush i fiton, ndërsa zgjedhjet e manipuluara janë vetëm manipulim, janë vetëm kthim mbrapa, janë vetëm cenim i vullnetit të popullit dhe demokracisë”. Gjithashtu, ndalur në vendimin e socialistëve për të bojkotuar punimet parlamentare, Gjinushi gjykoi se “një parti serioze opozitare, përfshirë PSD-në, PS-në apo kushdo qoftë, çdo parti që me seriozitet dhe objektivitet ka denoncuar këto zgjedhje është krejt normale që si hap të parë të mos pajtohet me këto institucione të ngritura dhe të kërkojë transparencën, atë transparencë që s’arriti ta vendosë as KQZ-ja, as Kolegji Zgjedhor”. Por dhe kësaj radhe kryetari i PSD-së nuk harroi të shigjetonte LSI-në dhe përfaqësuesit e saj, e kjo duke u nisur në vendimin tashmë të konkretizuar të kësaj forcë politike për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike. “Së pari, të gjithë duhet të bashkohemi në një front të përbashkët të madh, sepse mbrojtja e demokracisë vlen njëlloj për këdo. Së dyti, bashkim i së majtës për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës dhe për të mos u lënë hapësira pehlivanëve si LSI-ja, që mori votat majtas dhe kaloi djathtas”, - vuri në dukje Gjinushi lidhur me një çështje të tillë.