Vendimi i grupit: Topalli, Kryetare e Kuvendit
08/09/2009 Kreu i PD-së rikonfirmon Patozin si kryetar grupi dhe zëvendës të tij
Kryeministri Berisha garanton opozitën: Zëri juaj do të dëgjohet
Mazhoranca qeverisëse do të rikonfirmojë kandidaturën e nënkryetares së Partisë Demokratike Jozefina Topalli për drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë edhe për katër vjet të tjerë. Burime nga mbledhja e djeshme e grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike bëjnë me dije se kryeministri Berisha ka bërë një ndarje të posteve për drejtuesit e PD-së. Të njëjtat burime deklarojnë se është rikonfirmuar gjithashtu në krye të grupit parlamentar, njëkohësisht edhe nënkryetar i PD-së, Astrit Patozi. Patozi do të mbajë këto detyra derisa të zhvillohen zgjedhjet brenda kësaj partie. Në këtë mënyrë, Patozi përjashtohet nga lista e kandidatëve që do të përfitojnë nga ndarja e kabineteve ministrore. Mesditën e djeshme kryeministri ftoi edhe Partinë Socialiste të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, duke i garantuar se zëri i saj do të dëgjohet në çdo kohë.
Mbledhja e grupit
Kryeministri Berisha mblodhi dje grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Në hapje të fjalës së tij ai përcolli urimin për detyrën e re deputetët e rinj të Kuvendit, ndërkohë që nuk la pa përmendur as kontributin e atyre që nuk u rizgjodhën në këtë mandat, kontribut që mundësoi realizimin e shumë objektivave të vendit për anëtarësimin në NATO dhe në BE. “Kam bindjen se institucioni themelor i shtetit, Parlamenti i Shqipërisë, ka sot përfaqësuesit më dinjitozë dhe ka përbërjen më të mirë në tërë historinë e tij të pluralizmit politik. Në Parlament ulen edhe personalitete të tjera, të cilët nuk kanë qenë deputetë, por jam dëshmitar i kontributit të tyre shumë të madh në ato reforma që u shndërruan në faktorin më kryesor të ndryshimit të Shqipërisë. Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë deputetët e legjislaturës që kaloi, por edhe ata që për një arsye apo një tjetër nuk janë sot midis nesh si deputetë për kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë në miratimin e qindra e qindra ligjeve dhe marrëveshjeve, të cilaët përbëjnë bazën e infrastrukturës ligjore të reformave të mëdha të mazhorancës sonë”, - tha Berisha në hapje të fjalës së tij.
Ftesa
Në përmbledhjen që kreu i qeverisë i bëri procesit zgjedhor dhe sistemit përmes së cili ai u realizua, ai vlerësoi punën e bërë në bashkëpunim edhe me opozitën. Ai garantoi se ashtu si herën e fundit opozita do të mund të zgjedhë sistemin zgjedhor në rast të ndryshimit të Kodit Zgjedhor. “Për sa kohë që do të jem në pushtet, unë, Sali Berisha, do t’i njoh të drejtën opozitës të zgjedhë dhe rizgjedhë cilindo sistem zgjedhor që të dojë, përveç sistemit të Dushkut, sepse ai na turpëron. Sikundër mbetem i vendosur për ndryshimet respektive në kuadrin zgjedhor për të hequr çdo lloj persekutimi me ligj të forcave të tjera politike”, - tha Berisha. “Unë e garantoj opozitën, - vijoi shefi i ekzekutivit, - se do të bashkëpunojmë me frymë të hapur, konstruktive, se zëri i saj do të dëgjohet dhe se së bashku me mazhorancën ajo do të jetë bashkautore e reformave të mëdha që do ta çojnë Shqipërinë me shpejtësi drejt BE-së
Kabineti qeveritar
Ju informoj se unë së shpejti do të paraqes kabinetin qeverisës para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Gjatë karrierës sime politike kam krijuar kabinete, por kësaj here përzgjedhjen e kam më të vështirë se asnjë herë tjetër. Kurrë ndonjëherë më parë nuk kam pasur personalitete kaq të shumta, të cilat meritojnë plotësisht të ulen në karrigen e ministrit. Por, natyrisht, kërkoj mirëkuptimin e gjithsecilit, sepse ato janë gjithsej 14 vende, një pjesë janë të koalicionit dhe pjesa që i mbetet Partisë Demokratike nuk do të mjaftonte as për 1/5, apo edhe më shumë, e atyre që meritonin të uleshin në ato poste.