E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kuvendi po lind nga deformimi i procesit zgjedhor

Një ditë pas zhvillimit të seancës së parë parlamentare, pa pjesëmarrjen e opozitës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se Kuvendi i ri po lind si shprehje e deformimit të procesit zgjedhor. "Kuvendi i ri po lind si shprehje e deformimit të procesit elektoral, por edhe po afirmon principin e mungesë së plotë të vullnetit për transparence", tha ai. Rama theksoi edhe një herë vendimin e PS-së për të mos hyrë në Kuvend deri në plotësimin e kushteve të vëna nga selia rozë. Sipas kryesocialistit Rama, demokracia po rrezikohet. "Demokracia po rrezikohet, ndaj ne kemi vënë kushtet tona, më anët të të cilit nuk kërkojnë ndryshimin e pushtetit në tavolinë, por garantimin e barazisë para ligjit", theksoi ai. Duke folur për mospjesëmarrjen e PS-së në Kuvend, Rama tha gjithashtu se kjo vjen në mbrojtje të vlerave që sot janë të kërcënuara nga njerëz që duan të mbrojnë interesa personale. Edi Rama tha se Kuvendi dominohet nga deputetë pa legjitimitet të plotë, dhe do drejtohet nga një qeveri që ka kryer një mashtrim të madh publik.
Sipas tij, qeveria ka frikë të hapë kutitë e votimit pasi në to gjendet e vërteta e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›