E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i informimit, TIA: Nuk zbatohet nga administrata shqiptare

Tiranë- Administrata shtetërore në vendin tonë nuk i përgjigjet kërkesave për informacion lidhur me të dhënat zyrtare të qytetarëve. Në këtë përfundim ka arritur studimi i Transparency International Albania (TIA). Sipas TIA-s administrata shqiptare nuk kthen as përgjigje pozitive as negative, kthen përgjigje të pakta ose të vonuara.

Sipas studimit të TIA-s, institucionet më problematike persa i përket informimit të qytetarëve janë janë ALUIZNI, Zyra e Përmbarimit, Departamenti Antikorrupsion i qeverisë, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Tiranës dhe Ministria e Financave.

Të dhënat e studimit u mblodhën nga qendra për këshillim dhe ndihmë ligjore e ngritur nga TIA, ku në lidhje me shkeljet e të drejtës për tu informuar nga administrata ishin 30% e kërkesave nga qytetarët.

Koordinatore e këtij projekti, Daniela Çollaku deklaroi se përmisimi i ligjit është bërë i domosdoshëm si pasojë e rritjes së kërkesave pë informim nga qytetarët.

Kërkesat për informacion sa vijnë e rriten, por gadishmëria e administratës për të informuar ka mbetur në vend, ndaj edhe përmirësimi i ligjit është bërë i domosdoshëm.- tha Çollaku.

Ndër të tjera TIA kërkoi që të shkurtohet edhe koha e përgjigjes ndaj kërkesë nga qytetarët, nga 40 ditë në të paktën 2 javë. Pasi sipas tyre vendi ynë ka afatin më të gjatë në rajon për informimin e qytetarëve të saj.

Përfaqëuesi i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, Sami Neza deklaron se ligji i informimit nuk po zbatohet siç duhet, madje as për gazetarët.

Ligji për të drejtën e informimit ende nuk po zbatohet si duhet: për gazetarët është i papërdorshëm, po ashtu edhe për qytetarët, sepse transparenca e administratës nuk është në nivelet e kërkuara- tha Neza.

Ndër të tjra TIA kërkoi që në ligjin e përmisuar të parashikohen dënime për ata që e shkelin atë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reforma greke- Administrata shkurton 20.000 vende pune Greqi- Reforma drastike në administraten greke do të largojë sot...
  2. Naço: Nëse zbatohet rregullorja s’do ketë më përmbytje Tiranë- Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Nasip Naço deklaroi dje...
  3. Mjedisi, ligji i ri kerkon 176 milion Euro te zbatohet Tiranë – Ministria e Mjedisit mbrojti projektligjin per trajtimin e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›