E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi të nis punën me Gjykatën Administrative

19/01/2009  Buxhuku: Shqipëria vendin e fundit për sa i përket mungesës së një institucioni të tillë

Investitorët kërkojnë që partitë të miratojnë me konsensus të plotë ligjin

Konfindustria, me rastin e hapjes së sezonit parlamentar 2009, kërkon nga forcat politike miratimin sa më të shpejtë me konsensus të projektligjit të gjykatave Administrative, në seancat e para të punës së Kuvendit të Shqipërisë. Në një deklaratë të dhënë për mediat administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thekson se “është krejt i papranueshëm fakti, që Shqipëria radhitet vendi i fundit edhe në rajonin e Ballkanit perëndimor për mungesën e institucionit të Gjykatës Administrative, pa përmendur vendet demokratike të Bashkimit Evropian. Mungesa e Gjykatës Administrative në sistemin e drejtësisë godet rëndë psikologjikisht dhe realisht biznesin në përgjithësi dhe industritë shqiptare në veçanti sikundër dhe qytetarët, që përballen çdo ditë me aktet administrative të institucioneve shtetërore”.

Kërkesa e mësipërme vjen menjëherë pasi Konfindustria shprehu qëndrimin e saj për domosdoshmërinë e krijimit sa më të shpejtë të Gjykatës Administrative të pavarur nga ekzekutivi si domosdoshmëri për biznesin në përgjithësi dhe industritë shqiptare në veçanti, në seancën dëgjimore të zhvilluar me Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajit dhjetor. “Krijimi dhe fillimi sa më i shpejtë i punës së gjykatave Administrative të pavarura nga ekzekutivi është domosdoshmëri për më shumë në kushtet e krizës globale ekonomike dhe financiare me pasoja të pashmangshme edhe në vendin tonë ku pjesa më e prekur janë industritë shqiptare dhe në kushtet kur ligji i ashtuquajtur i "gjobave" është në fuqi”, shprehet Buxhuku. Ai shton se në pamundësi objektive për të ndërtuar paketa financiare, sikurse vendet e pasura dhe të zhvilluara të botës për përballimin e pasojave të krizës globale, Shqipëria mund dhe duhet të paktën të përmirësoj me vepra dhe jo vetëm me fjalë klimën e mirëbesimit ndërmjet biznesit dhe shtetit, kusht shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Komisioni parlamentar i Ligjeve në javën e fundit të punimeve të Parlamentit nisi diskutimin mbi projektligjin në fjalë. Ndërsa përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar miratimin e projektligjit me konsensus të plotë mes palëve. Kjo për shkak të rëndësisë që ka për biznesin një nisëm e tillë. Edhe pse çështja për krijimin e Gjykatës Administrative ka nisur të diskutohet vite më parë, vetëm pas miratimit të ligjit për parapagimin e gjobave të biznesit nisi përpilimi i draftit përfundimtar. Kjo për t’i dhënë mundësinë biznesit që ankimet ndaj organeve tatimore t’i drejtoj në një institucion të pavarur.

Është krejt i papranueshëm fakti, që Shqipëria radhitet vendi i fundit edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor për mungesën e institucionit të Gjykatës Administrative, pa

përmendur vendet demokratike të BE-së. Mungesa e saj në sistemin e drejtësisë godet rëndë psikologjikisht dhe realisht biznesin në përgjithësi dhe industritë shqiptare në veçanti sikundër dhe qytetarët, që përballen çdo ditë me aktet administrative të institucioneve shtetërore.

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thekson se krijimi dhe fillimi sa më i shpejtë i punës së gjykatave Administrative të pavarura nga ekzekutivi është domosdoshmëri për më shumë në kushtet e krizës globale ekonomike dhe financiare me pasoja të pashmangshme edhe në vendin tonë ku pjesa më e prekur janë industritë shqiptare dhe në kushtet kur ligji i ashtuquajtur i "gjobave" është në fuqi. Ligji duhet të miratohet me konsensus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›