Topalli dhe Leskaj në betimin e Obamës
19/01/2009 Jozefina Topalli dhe Valentina Leskaj do të jenë dy përfaqësuesit e Shqipërisë në ceremoninë e betimit të Presidentit të SHBA-së Barak Obama. Burimet kanë bërë të ditur se si kryetarja e Kuvendit, ashtu dhe kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Leskaj janë nisur që dje për të ndjekur ceremoninë madhështore. Ndërsa mësohet se dy përfaqësueset femra të Kuvendit të Shqipërisë kanë preferuar që të udhëtojnë të ndara drejt Shtëpisë së Bardhë, ku dhe do të ritakohen për të qenë pjesë e ceremonisë së betimit të Obamës. Ndërsa gjatë vizitës si Leskaj dhe Topalli do të zhvillojnë takime me pjesëtarët e ekipit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.