E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi voton dekretet e Presidentit per Gjykaten Kushtetuese e te Larte

Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese u miratua me votat e demokratëve dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fatos Lulo ishte në Gjykatën e Lartë dhe u aprovua për në Kushtetuese me 74 vota. Ndërsa dekretet e tjera të presidentit u miratuan me 71 vota. Kështu Kuvendi dha pëlqimin për anëtarë të gjykatës së lartë për Admir Thanzën e Tom Ndrecën, ku i pari vjen nga Kushtetuesja dhe i dyti nga Gjykata e Apelit. Ndërsa kryetari i Gjyaktës së Lartë u zgjodh Xhezair Zganjori, gjithashtu i ardhur në shkallën e tretë të gjyqësorit pas përfundimit të mandatit në Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti miratoi një sër ligjesh ndër të cilat ndryshimet ligjore për koncecionet dhe partneritetin publik privat.

Projektligjet në fushën e ekonomisë, PS e PD përfshihen në debat
Kuvendi ka nisur punimet e ditës së sotme ku janë parashikuar të diskutohen dhe të miratohen disa projektligjesh në fushën e ekonomisë dhe në atë të drejtësisë.

Në fillim të kësaj seance diskutimet u përqendruan në diskutimin e projektligjit "Për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të mjeteve në doganat shqiptare", i cili solli përplasjen mes ministrit të Financave dhe deputetëve të PS-së. 
Në vlerësimin e ligjvënësve socialistë ky ligj është një tjetër monopol, që qeveria e lë në dorë të privatit. 
Por kundrejt këtyre pretendimeve, ministri Bode u rikujtoi deputetëve të PS-së se ka qenë vetë kreu i tyre Rama ai i cili ka deklaruar si pjesë e programit dhënien me koncesion menaxhimin e doganave të Shqipërisë.

Ky koncesion sipas tij, mundëson një shërbim më cilësor, pagesë më të pakët, ulin korrupsionin. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›