E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut perfundojne 2 vitet e para te mandatit te ardhshem

Kryeministri Berisha ka inspektuar ecurinë e punimeve në segmentin Ura e Brarit – hyrja e Tunelit Qafë Murriz, pjesë e rrugës së Arbrit. Kryeministri Berisha u informua nga zbatuesit mbi fazat e projektit dhe vëllimin e punimeve. Rrugën e Arbrit dhe Boshtin e Jugut qeveria i ka dy përparësitë absolute për t’i përfunduar gjatë 2 viteve të para të mandatit të ardhshëm, sepse që të dyja po ndërtohen.
Ndërkohë që ndalur pikërisht në Rrugën e Arbrit, kreu i qeverisë i cilësoi të gënjeshtra deklaratat e kryetarit të PS-së gjatë vizitës së zhvilluar pak ditë më parë në Peshkopi.
“Shkoi në Peshkopi dhe u tha: do ta ndërtojmë ne rrugën e Arbrit. Le t’i shtrojmë disa pyetje. Në qoftë se projekti i rrugës së Arbrit vërtetë të dukej një projekt për t’u mbështetur, me çfarë morali detyrove deputetët e tu që të votojnë kundër buxhetit të kësaj rruge, çdo vit, nga fillimi i saj deri në vitin në vazhdim? Cila ishte ajo forcë negative shpirtërore, ai përçmim për banorët e këtyre zonave, që të jepte zemër të votoje kundër këtij buxheti? Siç keni vënë re, ai po shëtit si një sinonim i Nastradinit. Mirëpo Nastradini është një burrë në përrallë, në barsoletë, ndërsa ky është një Nastradin në krye të Partisë Socialiste. Unë jam këtu për t’i thënë se dobësia më ekstreme e burrit është gënjeshtra. Gënjeshtra është toksina që rrënon dhe shkreton tërësisht karakterin e njeriut”, vuri në dukje Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›