E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi zgjedh Presidentin e ri te vendit. Bujar Nishani mori 73 vota pro

Presidenti i Shqipërisë në 5 vitet në vijim është Bujar Nishani, pas vullnetit unanim të shfaqur edhe me votë nga mazhoranca parlamentare.
Opozita e pranishme në sallë refuzoi të votonte, ndërsa deputetët Kastriot Islami, gazmend Oketa dhe Vangjel Dule hodhën votën e tyre të fshehtë, ndërsa 1 votë ishte kundër dhe dy të tjera të pavlefshme. Dritan Prifti ishte i vetmi deputet që nuk ishte i pranishëm në sallë. 
Parlamenti i Shqipërisë përmbylli zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë me votimin e katërt duke vënë për herë të parë në jetë atë pikë të nenit të ndryshuar të Kushtetues, sipas të cilës në votimin e katërt dhe të 5 presidenti i republikës zgjidhet me 71 vota me atë që njihet si shumica e thjeshtë e 140 deputetëve
Parlamenti shqiptar prodhoi një figurë politike si president republike pasi dështuan të gjitha përpjekjet për të patur një kandidat jashtë politikës në mënyrë që të gjente mbështetje edhe tek opozita. Xhezair Zaganjori dhe Artan Hoxha nuk e gëzuan këtë konsensus dhe aleatët e shumicës në pushtet mbërriten tek emri i ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, kandidatura e të cilit u publikua menjëherë pas tërheqjes së Hoxhës nga kandidimi.
Koalicioni qeverisës nuk i reshti bisedimet, ndërsa kishte dhënë ok paraprak për katër kandidatët që u vunë në tryezën ku u ftua të merrte pjesë edhe kryetari i opozitës Edi Rama, Bujar Nishani, Artan Hoxha, Arben Imami dhe Petraq Milo.
Kuvendi votoi në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Presidenti të ri kandidaturën e Bujar Nishanit, i cili u votua me 73 vota pro. Partia Demokratike, pas mbledhejs së grupit të saj parlamentar vendosi që të propozojë në mënyrë zyrtare si kanidaturë të saj ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Pas mbledhjes së grupit kuvendor demokrat, deputetët e PD-së kanë fimosur raportin ku japin mbështetjen e tyre për një kandidaturë të tillë. Njëkohësisht në listën e firmëtarëve që mbështesin Nishanin ishin dhe firmat e anëtarëve të partive aleate në koalicionin qeverisës, përfshirë këtu, Shpëtim Idrizi, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Dashamir Tahiri, Vangjel Tavo. Pas këtij takimi u mblodh dhe Komisioni parlamentar i Ligjeve, i cili miratoi raportin  me një kandidaturë të tillë, vetëm me votat e mazhorancës. Raportin e tij ky komision ia delegoi seancës parlamentare, e cila dha verdiktin e saj mbi emrin e Nishanit, duke e zgjedhur atë në postin e kryetarit të ri të shtetit. Në votim morën pjesë 76 ligjvënës, ku i dhanë mbështetjen kandidaturës së Nishanit 73 prej tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›