Zgjedhja e Nishanit Meta e Bregu optimiste per integrimin

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta duke folur pas seancës e cila zgjodhi dhe kreun e ri të shtetit, e cilësoi procesin si mjaft transparent.
“Ky proces ka patur vlerat më transpatrente. U bënë përpjekje për konsensus. Në fund ky ka qënë proces që ka sjellë një president për të cilin opozita do jetë e kënaqur”, u shpreh Meta.
Gjithashtu kryetari i LSI-së komentoi dhe pritshmëritë pas një procesi të tillë.
“Bojkoti nuk ka të ardhme dhe këtë e ka treguar historia. Pati përpjekje nga aktorë të ndryshëm për të arritur maksimumin në këtë garë, në fund demokracia është kompromis”, nënvizoi Meta, lidhur me mundësinë e një bojkoti të opozitës ndaj reforma që kanë rolin kyç në integrimin e vendit.
Po kështu dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu vlerësoi jo vetëm figurën e zotit Nishani, por dhe mënyrën sesi mazhoranca erdhi deri tek ky emër. Sipas saj procesi i presidentit kaloi me negociata dhe zgjedhja në raundin e IV ishte një shans i fituar
“Procesi për zgjedhjen e presidentit nuk mund të rrezikojë statusin,pasi u zbatua Ksuhtetuta e vendit. Statusi nuk përdoret dot si "gogol" nga Rama. Zoti Rama duhet të respektojë ligjet që ka propozuar dhe miratuar vetë ai, duke treguar vullnet, mos të pengojë reformat”, vlerësoi Bregu.
Në gjykimin e saj, lidershipi socialist nuk u tregua aspak serioz në procesin e zgjedhjes së presidentit, pasi në asnjë nga tryezat e konsultimeve nuk propozoi asnjë emër.