Kuvendi zhvillon punimet pa deputetët e opozitës
Autori i Lajmit: Redaksia
Seanca plenare e Kuvendit ka nisur punimet e ditës së djeshme pa deputetët e opozitës, të cilët nuk janë paraqitur fare as brenda mjediseve të këtij institucioni, por as jashtë si herën e fundit ku zhvilluan një protestë në mbrojtje të fjalës së lirë. Një vendim i tillë përkon me atë të marrë gjatë mbledhjes së fundit të Grupit Parlamentar Socialist, i cili ka vendosur që të bojkotojë punimet parlamentare e këtë herë jo për transparencën e zgjedhjeve siç ka bërë gjatë gjithë muajve të fundit, por në shenjë rebelimi ndaj përjashtimit për 14 ditë me radhë të deputetit socialist Taulant Balla nga punimet e Kuvendit. Kjo masë është marrë ndaj deputetit socialist pas një fjalimi me nota të ashpra ndaj kryeministrit Berisha dhe qeverisjes së djathtë në tërësi, e për këtë, është ndëshkuar nga Konferenca e Kryetarëve me dy javë përjashtim nga punimet e Kuvendit.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2010