PS, Nikolli denoncon abuzimet e OSSH me faturat
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste reagoi dje për abuzimet me faturat e energjisë elektrike. Anëtarja e Kryesisë së PS dhe kryetarja e minibashkisë Nr.1, Lindita Nikolli, paraqiti sot para mediave fatura të qytetarëve të zonës së saj, ku kishte mungesë koordinimi mes energjisë së harxhuar dhe faturave të dorëzuara nga OSSH-ja. “Grupet tona të verifikimit kanë kontrolluar faktet. Realiteti me të cilin na kanë përballur këto verifikime është tronditës. Jo vetëm që konsumi i energjisë elektrike nga shkollat në minibashkinë numër 1 nuk ka qenë në nivelet e faturuara nga punonjësit e OSSH, por madje, këto shifra janë fryrë disa fish duke rritur padrejtësisht kostot për shkollat”,- tha Nikolli për mediat. Ajo paraqiti leximin e sahatit në Kopshtin Nr. 24, ku ishin faturuar 6,920 kilovat-orë të përdorur, ndërsa sahati tregonte një numër më 20 fish më të vogël. “Në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, aktualisht në rikonstruksion, është faturuar përdorimi i 10 mijë kilovat-orëve aforfe, ndërsa sahati i vendosur tregon më pak se gjysmën e kësaj vlere në total”,- tha Nikolli.
Sindikatat i bashkohen protestës së PS-së
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me drejtues të sindikatave në vend në kuadër të përgatitjes së protestës së 30 prillit në Tiranë. Në takimin që zgjati për më shume se një orë, mësohet të jetë diskutuar me grupet e interesit përfshirja e tyre në protestën e 30 prillit dhe në valën e re që pritet të nisë më 1 maj kundër asaj që PS e “quan rrënim ekonomik“. Pas takimit, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, tha se sindikatat mbështesin çdo protestë kundër gjendjes ekonomike në vend, pavarësisht forcës politike që i organizon. Në takim ishin të pranishëm edhe shoqata e ish- të përndjekurve, problematika e së cilës është përfshirë së fundmi edhe në programin politik të Partisë Socialiste.
Sindikata kundërshton dhe ligjin për 20 shkurtin, që datën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, e përkujton si ditë të përkujtimit të viktimave dhe krimeve të komunizmit.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2010