Asgjësimi i municioneve Shpërthim i fuqishëm në uzinën e demontimit në Librazhd
Autori i Lajmit: Redaksia
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur dje pasdite rreth orës 14:30 në uzinën e demontimit të municioneve në Librazhd, madje mësohet se nga shpërthimi ka pasur dhe të plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në malin e Zgarës, pikërisht në momentin e demontimit të municioneve në poligonin e shkatërrimit të predhave.
Shpërthimi
Në fillim policia raportoi për të paktën dy të plagosur, madje në një komunikim për medien shefi i komisariatit të Librazhdit, Ferdinand Dushaj deklaron se njëri prej të plagosurve është transportuar menjëherë në drejtim të Tiranës dhe pritet të kurohet pranë Spitalit Ushtarak. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Librazhdit. Sipas shefit të policisë, Dushaj personat e plagosur janë efektive te specializuar në demontimin e predhave, ndërsa shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht pas shpërthimit të një kapsolle. “Efektivet që punonin për demontimin e municioneve u plagosën aksidentalisht, kur shpërtheu një kapsollë” deklaroi Dushaj. Emrat e dy prej të plagosurve janë Liman Boriçi dhe Bledar Hysni Xhaxhai, ndërsa mësohet se Policia Ushtarake ka nisur hetimin për ngjarjen. Mësohet gjithashtu se uzina është rrethuar nga forca të shumta policie.
Flet Komandanti Mëhilli
Por, Komandanti i Qendrës së Demontimit, Shkëlzen Mëhilli nuk e ka pranuar dje se në uzinë nga shpërthimi ka pasur tre të plagosur, pasi sipas tij bëhet fjalë vetëm për një të aksidentuar. Mëhilli bën të ditur se shpërthimi në uzinë ka ardhur si rezultat i shpërthimit të një kapsolle dhe si rezultat ka mbetur i plagosur lehtë në këmbë efektivi Bledar Hysni Xhaxhaj. “Pas demontimit të një predhe, kapsolla e saj ka plasur dhe ka dëmtuar në këmbën e majtë, më saktë në thembrën e këmbës së majtë Bledar Xhaxhajt. Unë kam komunikuar me të dhe ai më ka thënë që kam marrë mjekimin dhe po e lëmë Spitalin e Librazhdit për tu kthyer për në familje në Tiranë, shprehet Mëhilli. Komandanti i Qendrës së Demontimit konfirmon se poligoni i demontimit është i miratuar nga parlamenti shqiptar dhe efektivët që punojnë atje janë të specializuar në proceset e demontimit të municioneve. “Poligoni asgjëson municione të rrezikshme. Asgjësimet bëhen me demontim dhe me plasje. Municionet janë predha luftarake, mina, granata etj. Poligoni ka vite që funksionon dhe ne nuk kemi pasur asnjë problem. Ekipi është mjaft i kualifikuar dhe siguria në punë është maksimale, ka vëzhgime maksimale. Është poligon shtetëror i miratuar nga parlamenti shqiptar” theksoi Mëhilli. Sipas tij, shkaku i shpërthimit është vetëm plasja e një kapsolle të një predhe dhe nuk bëhet fjalë për aktivizimin e detonatorëve të një predhe, siç u aludua me tu marrë vesh në lidhje me ngjarjen. Shpërthimi i djeshëm të rikthen në mendje tragjedinë e Gërdecit të ndodhur 2 vjet më parë, ku humbën jetën 26 persona.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2010