E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt lavdëron Bellamyn

Sulmuesi Dirk Kuyt beson se bashkëlojtari Craig Bellamy është duke luajtur më mirë se kurrë më parë.

Bellamy iu bashkua Liverpoolit në gusht, pesë sezone pas largimit nga klubi dhe ka bërë paraqitje të mira deri më tani gjatë këtij edicioni. Kuyt ka lavdëruar kontributin e Bellamys.

“Craig ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai tani duket edhe më i mirë se që ishte më parë, nuk është shpesh që mund të thoni diçka të tillë për një futbollist i cili kthehet për aventurën e dytë në klub”, tha Kuyt për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›