Emanuelson, muajt e fundit në Milan

Urby Emanuelson ka edhe katër muaj të shpëtojë karrierën e tij në Milan, sipas medieve italiane.
Edhe pse ka luajtur në 26 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për Rossonerët, ai pritet të vihet në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri Massimiliano Allegri e ka shfrytëzuar 25 vjeçarin si mbrojtës të majtë, mesfushor e në disa raste edhe në rol ofensiv prapa sulmuesve.
Emanuelson i transferuar në Milan në janar 2011 nga Ajax, ka kontratë me gjigantin milanez deri në vitin 2014.