Sturridge, më i mirë në qendër

Babai i sulmuesit të Chelseas, Daniel Sturridge ka këshilluar menaxherin Andre Villas-Boas të aktivizojë reprezentuesin anglez në qendër të sulmit, pasi mendon se talenti i birit të tij nuk është duke u shfrytëzuar nga paraqitjet në krah.
“Kur Daniel luan në pozitën e tij natyrale, në rolin e qendërsulmuesit, ai do të tregojë shumë më tepër. Sa i përket potencialit, duhet ta shohim duke luajtur në qendër e pastaj të presim rezultatet”, deklaroi Michael Sturridge për Daily Express.