Lewandowski pret “top klub”

Menaxheri i Robert Lewandowskit ka bërë të ditur se reprezentuesi polak do të konsiderojë largimin nga Borussia Dortmund nëse merr ofertë nga një “top klub”.
Lewandowski ka shkëlqyer për Dortmundin këtë sezon duke realizuar 14 gola në Bundesligë dhe ndihmuar ekipit të ngjitet në pozitën e parë në tabelë.
Por, menaxheri i tij Cezary Kucharski ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit të klientit të tij në fund të këtij sezoni. “Do të shqyrtojmë vetëm top klube si Chelsea ose Manchester United”, tha Kucharski për Przeglad Sportowy.