Kuze nuk e vëzhgon Bashën

Josip Kuze nuk e ka vëzhguar Migjen Bashën, edhe pse kishte paralajmëruar se do ta bënte një gjë të tillë. Selektori i përfaqësueses shqiptare nuk ka qenë prezent në ndeshjen e Serie B italiane, Cittadella-Frosinone, e cila u zhvillua të shtunën.
Arsye e mosudhëtimit të tij në Itali ishte finalja e Kupës së Shqipërisë (Besa-Vllaznia), e cila do të zhvillohet të dielën, e ku ai planifikon të jetë i pranishëm në stadium. Megjithatë, trajneri kroat e pranon se është i interesuar për mesfushorin kosovar.
“Nuk kam mundur të udhëtoj në Itali pasi më duhej patjetër ta përcillja finalen e Kupës së Shqipërisë. E kam telefonuar Bashën gjatë ditës, por ai nuk m’u lajmërua, me siguri ka qenë i zënë. Do ta pres të më telefonojë ose do ta provoj sërish unë. Ai mbetet një lojtar që më intereson”, ka thënë Kuze për Express.
Ndërsa Migjen Basha, i cili të shtunën luajti gjatë gjithë ndeshjes, ka qenë i informuar se Kuze do ta vëzhgonte, por përkundër pritjes në stadium, u kthye në shtëpi pa haber. “Mua më kanë treguar të hënën se Kuze do më vëzhgonte. Nuk e di nëse ka qenë të më shohë. Pasi përfundoi ndeshja, prita në stadium, por askush nuk u lajmërua. Më pas shkova në shtëpi”, tha Basha.
22 vjeçari Basha po shfaq paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon me Frosinonen. Këto ndeshje mund ta shpërblejnë atë me ftesë në përfaqësuesen shqiptare.