Përforcohet Kosova

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) e ka marrë shumë seriozisht aventurën e përfaqësueses së Kosovës në këtë edicion garash në BoxingONE League – Championship. Drejtuesit e FboxK-së synojnë që reprezentacioni kosovar në këtë edicion garash të arrijë të paktën deri në finale të këtyre garave.
Por, Kosova nuk e ka nisur mirë këtë aventurë, pasi më 1 maj u mposht në Prishtinë nga Galanta e Sllovakisë me rezultat 6:8, në kuadër të xhiros së parë. Kosova më 14 maj do të jetë mysafire e klubit hungarez Gladiator Boxing nga Budapesti, duel ky që zhvillohet në kuadër të xhiros së dytë.
Ndërsa më 16 maj, Kosova sërish do të boksojë si mysafire e ekipit tjetër hungarez, Debrecen, në kuadër të xhiros së tretë. Në të dyja këto duele kosovarët do t’i zhvillojnë nga shtatë meçe.
Për të dyja këto sfida të radhës, FboxK po përpiqet ta përgatitë sa më mirë ekipin e vet, në mënyrë që të triumfojë në të dyja këto përballje. Andaj përfaqësuesja e Kosovës për këto dy sfida të radhës pritet të përforcohet të paktën me tre boksierë kosovarë – dy nga Zvicra dhe një nga Gjermania.
Në Gjermani boksieri i famshëm kosovar, Luan Krasniqi po përpiqet t’ia gjejë Kosovës një boksier kualitativ për këto dy sfida. “Kemi kontaktuar me Luan Krasniqin, nga i cili kemi kërkuar të na gjejë një boksier të kategorisë së rëndë për këto dy duele, sepse kemi mungesë të një boksieri të tillë. Ai shpejt pritet të na konfirmojë emrin e atij boksieri”, deklaroi për Express zëdhënësi i FboxK-së, Latif Demolli.
Ndërkohë, ish boksieri i famshëm i Prishtinës, Muharrem Gjocaj, i cili aktualisht jeton në Zvicër, është autorizuar nga FboxK t’i gjejë dy boksierë kosovarë atje për këto dy duele. “Edhe Muharrem Gjocaj është duke u angazhuar të na sigurojë shërbimet e dy boksierëve nga Zvicra. Njërin të peshës 69 kg, kurse tjetrin të peshës 75 kg. Edhe Gjocaj shumë shpejt pritet të na konfirmojë emrat e tyre”, theksoi Demolli.
Kurse pjesë e përfaqësueses kosovare do të jenë edhe gjashtë boksierë nga Kosova. Dy prej tyre do të jenë rezervistë – Milot Shabani (69 kg) dhe Burhan Zeneli (75kg).
Kreshnik Kokollari do të boksojë në kategorinë 57 kg, Liridon Zeqiri (60 kg), Kreshnik Rama (64 kg) dhe Bujar Sejdiu (81 kg). Të gjithë këta boksierë të shtunën janë grumbulluar në një kamp në Ferizaj, ku do të qëndrojnë deri të enjten. Ata po stërvitin me selektorin kosovar, Xhevdet Peci. “Synimi ynë është fillimisht të mbërrijmë në gjysmëfinale e më pas në finale. Me përforcimet e bëra, besoj se do të arrijmë edhe sukses”, tha Peci për Express.
Ndërsa Demolli pranoi se humbja që Kosova e pësoi nga sllovakët më 1 maj ka bërë që FboxK-ja të punojë më tepër. “Që dështuam në duelin e parë, nuk do të thotë se jemi dorëzuar. Ne synojmë finalen, prandaj po përforcohemi. Ajo humbje nuk ka ndikuar negativisht te ne, përkundrazi na ka shtyrë të organizohemi sa më mirë”, përfundoi Demolli. Ky është edicioni i dytë që Kosova merr pjesë në BoxingONE League – Championship.