Shpallet kandidat, rival i Dukes
Ish-mbrojtesi dhe kapiteni i kombetares sone Rudi Vata, pervec akuzave qe hodhi mbi rolin e trajnerit Kuzhe dhe te tjereve qe kane qene me pare, se nuk vendosin per formacionin, cka sipas tij ka sjelle rezultate te dobeta, ne nje emision televiziv theksoi se do te kandidoje edhe si president i FSHF-se. Kesisoj, Vata ka vendosur qe te rivalizoje presidentin aktual, Armando Duka, i cili mban kete post kur eshte ne perfundim te mandatit te dyte radhazi dhe pretendon nje te trete, ne zgjedhjet e ardhshme. Presidentit aktual Duka, i mbaron mandati i dyte pak kohe me vone dhe priten qe te zhvillohen zgjedhjet, per te vendosur presidentin e ardhshem. Duka synon qe te fitoje mandatin e tij te trete ne keto zgjedhje, nderkohe qe rivali i pare i tij e ka deklaruar publikisht emrin ne keto zgjedhje. "Duka ishte ai qe me largoi nga kombetarja", - theksoi Vata. Me kete akuze, Vata qe aktualisht punon si menaxher futbolli i njohur nga FIFA, argumentoi se trajneret kuqezi nuk vendosin per lojtaret qe vijne dhe ikin nga ekipi. "Ne zgjedhjet e radhes do te hedh kandidaturen time, per t'u zgjedhur president i FSHF-se. Futbolli ka nevoje per zhvillim dhe per nje drejtim tjeter, ndaj besoj se do te gjej mbeshtetjen e duhur", - theksoi Rudi Vata. Per shume sezone, Vata ka qene kapiten i ekipit tone kombetar dhe ka deklaruar hapur kandidaturen, se do te rivalizoje presidentin aktual te FSHF-se, Armando Duka.