Coppola i famshëm nderohet me "Gladiatorin e Artë" në Durrës
DURRËS- Regjizori me famë botërore Francis Ford Coppola, fitues i cmimit Oscar dhe Palmës së Artë, i cili mbërriti dje në Durrës, si i ftuar i vecantë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit është nderuar sot me çmimin "Gladiatori i Artë".
Sot pasdite u shfaqën si premierë dy filma të njohur të regjizorit. “Youth Ëithout Youth” prodhim i vitit 2007, si dhe “Tetro”, prodhim i vitit 2009.
Regjizori me famë botërore, i njohur më së shumti në vendin tonë për filmin "Kumbari” ka vlerësuar vendin tonë për pasuritë natyrore. Në dorëzim të cmimit regjizori tha kët fjalë për të vlerësuar bukurinë natyrore të vendit tonë: “Këtu poshtë statujës ka një shënim, dhurata më e vogël për mua është një copë e vogël toke atje në jugun shqiptar”, ka thënë ai.
Të pranishëm në Festivalin e Filmit, ishin sot edhe kryeministri Sali Berisha si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, të cilët janë bërë spektatorë të filmit “Tetro”.
(m.a/BalkanWeb)