Kuzhe: Vilës i thashë unë të kthehej

(ALBANIA SPORT) - Emiljano Vila ishte një nga lojtarët e thirrur nga trajneri Kuzhe në grumbullimin e Antalias. Sulmuesi u transferua gjatë verës së kaluar në Kroaci, te Dinamo e Zagrebit, dhe kjo e fundit e huazoi te Lokomotiva e Zagrebit, por lojtari shqiptar nuk gjeti hapësirë dhe aty, ndërkohë që durrsaku tashmë është i huzuar te Dinamo e Tiranës.
“Kthimi i Vilës së pari ishte edhe dëshira ime, madje unë e nxita të rikthehej. Unë nuk isha i lumtur me atë që po i ndodhte atij te Dinamo, e më pas te Lokomotiva. Sigurisht, që qëllimi ynë është që Vila të përgatitet për ekipin kombëtar. Nuk mund të them ndonjë gjë për shpenzimin e kohës së Vilës te Dinamo e Zagrebit, por janë shumë arsye objektive që Vila nuk luajti.
"Ok, Vila mund të luajë mirë, por situata te Lokomotiva e Zagrebit, sipas opinionit im, ishte i tmerrshme për Vilën. Ata dëshironin ta largonin Vilën dhe e rikthyen te Dinamo. Gjithsesi, Vila është një lojtar me shumë aftësi, dhe unë besoj se me punë individuale Vila do të rikthehet ai që ka qenë më parë përpara se te shkonte te Dinamo. Parashikoj se brenda një viti ai do të jetë një ndër titullarët e Kombëtares.