E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Ndaj Francës do të përdoret kundërsulmi

Trajneri i skuadrës kombëtare shqiptare, Josip Kuzhe në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën e sotme para ndeshjes Shqipëri-Francë, ku kanë qenë të pranishëm edhe disa lojtarë, ka dekaruar se ndaj skuadrës franceze do të përdoret kundërsulmi.

“Ndaj Francës nuk mund ta mbajmë shumë topin. Curri do të vendoset në mesfushë, pasi i shërben skuadrës. Vendosja e tij në mesfushë do të jetë për t`i dhënë hapësirë telit në mbrojtje”, u shpreh ai.
 

Në këtë konferencë për shtyp kanë qenë të pranishëm edhe lojtarët Altin Lala dhe Lorik Cana. Në fjalën e tij, Lala ka deklaruar se ende nuk e di nëse do të luajë në ndeshjen e nesërme apo jo. Sipas tij për këtë vendos trajneri.

“Shqipëria do të bëjë maksimumin ndaj Francës”, ka deklaruar Lala.
 

Ndërkohë nga ana tjetër, lojtari Lorik Cana ka theksuar se Franca ka kualitete, por skuadra shqiptare do të luajë me zemër. “Kam miq tek Franca, por mezi presim t`i mundim”, është shprehur Cana.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›