Verë me bereqet
Dita e fundit e afatit kalimtar të verës ka sjellë edhe disa transferime të futbollistëve shqiptarë, që aktivizohen nëpër liga të ndryshme evropiane.
Kristi Vangjeli, nga klubi grek, Aris Saloniki, është transferuar te skuadra ukrainase, Chernomorets Odessa. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare me klubin ukrainas ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Ndërsa, sulmuesi vushtrrias Njazi Kuqi, nga ekipi finlandez, TPS Turku, është transferuar tek ai grek, Panionios. Reprezentuesi finlandez me ekipin e ri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Marrë në përgjithësi, afati kalimtar i verës ka qenë me bereqet për futbollistët shqiptarë. Gjatë kësaj vere, rreth 43 futbollistë shqiptarë i kanë ndërruar skuadrat, derisa lëvizjen më të madhe e ka bërë i riu Odise Roshi, i cili nga Flamurtari i Vlorës është transferuar te klubi gjerman, Koln.
Kurse, transferi më i shtrenjtë ndër futbollistët shqiptarë ishte ai i Blerim Xhemajlit, i cili i kushtoi Napolit rreth 10 milionë euro. Skuadra napolitane për mesfushorin tetovar i ka dhënë Parmës 7 milionë euro si dhe dy futbollistë.
MT: Zurich e Augsburg nuk merren vesh për Nikçin
Adrian Nikçi mbetet në Zurich. Mesfushori kosovar spekulohej se do t’i bashkohej klubit gjerman, Augsburg, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por palët nuk janë marrë vesh rreth taksës së transferimit. Drejtori sportiv i Zurichut, Fredy Bickel ka konfirmuar për uebfaqen bllick.ch se 21-vjeçari nuk do të lëvizë nga Zvicra.
Transferet e afatit kalimtar të verës
Nga Në
Blerim Xhemajli Parma Napoli
Migjen Basha Atalanta Torino
Lorik Cana Galatasaray Lazio
Pajtim Kasami Palermo Fulham
Andis Shala Dundee United Hallescher
Shqipon Bektashi Freiburg Heidenheim
Odise RoshiFlamurtari Koln
Jurgen Gjasula Frankfurt Duisburg
Agim Ibraimi Koper Maribor
Alban Meha Eintracht Trier Paderborn
Sevdail Selmani BVB IIA. Bielefeld
Abedin Krasniqi SG Sonnenhof SV Elversberg
Agonit Sallaj Xamax U21FC Biel
Kastriot Sheholli Young Boys U21 FC Biel
Emin Sulimani LASK LinzAdmira
Albert Spahiu Young Boys U21 Mainz II
Flamur Kastrati Twente Duisburg
Demerali Saliu Luzern II SC Kriens
Altin Osmani Wohlen FC Winterthur
Orhan Mustafi Basel Grashopers
Arlind Ajeti Basel U21 Basel
Alban Arifi Etoile Carouge Urania Geneve
Hair Zeqiri Flamurtari VloreRizespor
Rexh Bytyçi DSV LeobenHartberg
Andi Lila Tirana Pas Janina
Emiliano Vila Dinamo Zagreb Pas Janina
Jahmir Hyka Tirana Luzern
Besart Ibraimi Sevastopol Tavriya
Ervin Bulku Hajduk Split Azal
Edgar Cani Palermo Polonia Warszaëa
Ledian Memushaj Chievo Carpi
Fabio Hoxha Inter Varese
Ymer Xhaferi Renova Mypa
Isuf Llumnica Prishtina Winterthur
Besart Berisha Arminia Brisbane Roar
Arsim Gashi I lirë Sleipner
Vullnet Basha Grasshopper Xamax
Enco Malindi Akademik Locarno
Klodian Semina Vllaznia Locarno
Rijat Shala Novara Lugano
Njazi Kuqi TPS Turku Panionios
Kristin Vangjeli Aris Chernomorets
Shkodran Metaj Groningen FC Emmen