Transferimet më të shtrenjta sportive të verës

Ditën e sotme ka përfunduar edhe afati veror i transferimeve të lojtarëve në futboll. Në krahasim me transferimet e dimrit, ku u shitën Torres, Carroll dhe Suarez, vera nuk solli ndonjë transferim bombastik.
Blerjet e lojtarëve më së shumti është bërë nga klubet e “arabëve”, Manchester City dhe PSG. Transferimi më i shtrenjtë ishte kalimi i
Agueros nga Atletico në City për 45 milionë euro. Transferimi i dytë më i shtrenjtë ishte kalimi i Javier Pastores nga Palermo në PSG për 43 milionë euro. Edhe transferimi i futbollistit, Falco nga Porto në Atletiko ka qenë gjithashtu i shtrenjtë, dhe i përket vlerës 40 milionë euro.
Ndërkohë që Manchester City ka shpenzuar për blerjen e lojtarëve, 92.535 milionë euro, Paris Saint-Germain, 89 milionë euro, Juventus 85.750 milionë euro, Chelsea, 85.700 milion euro dhe Roma 78.635 milionë euro.