Zubizarreta: Barca synon fitoren në çdo ndeshje

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka bërë të qartë se ekipi i Ligës së Kampionëve është i vendosur për të ruajtur nivelin aktual të suksesit dhe dëshiron të luftojë për trofe në çdo garë.
“Synimi ynë është të garojmë në nivelin më të lartë çdo ditë, të jemi në gjendje të garojmë në formë më të mirë në çdo ndeshje, dhe çdo garë. Kjo është një lojë ku ndodhin të papritura, një gol në minutën e fundit mund të ndryshojë gjithçka”, u shpreh Zubizarreta.
Ai gjithashtu ka theksuar se sfida e vazhdueshme për ta është ruajtua e shkëlqimit në ccdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje.