E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham refuzoi 40 milionë funte për Modricin

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 13:49

Tottenham refuzoi një ofertë me vlerë prej 40 milionë funtesh nga Chelsea për mesfushorin Luka Modric, ka njoftuar menaxheri Harry Redknapp.

Reprezentuesi kroat ka qenë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga White Hart Lane. Mirëpo, Tottenham insistoi se Modric nuk është në shitje dhe nuk ndërroi qëndrimin.

“Presidenti ishte i vendosur rreth Lukas. 40 milionë funte na janë ofruar të martën, kështu kam dëgjuar. Ishte ofertë e madhe por u refuzua” tha Redknapp për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›