E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuri Sahin 2 muaj jashtë fushës së lojës

Mesfushori i transferuar tek Real Madridi, Nuri Sahin do t`i mungojë skuadrës së tij të re edhe 2 muaj. Lajmi shqetësues për klubin madrilen, erdhi në momentin kur edhe pritej rikthimi i turkut pas një lëndimi që e mundonte prej një kohe të gjatë.

Kështu, ish futbollisti i Dortmundit, do t`i mungojë skuadrës deri në fillim të muajit nëntor, dhe mund të humbas plot 8 ndeshje të “La Ligas” dhe 3 të “Ligës së Kampionëve”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›