E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe Ndeshja me Argjentinen historike

Mes ndeshjes së rëndësishme eliminatore kundër Bosnjes dhe miqësores historike të 20 qershorit kundër Argjentinës. Vëmendja e kombëtares shqiptare është e dyzuar, megjithatë trajneri i skuadrës kuqezi, Josip Kuzhe i ka idetë e qarta.

Konfirmimi i miqësores së luksit kundër Mesit dhe shokëve të tij ka kthyer nga vetja të gjithë prozhektorët. Një sfidë e cilësuar nga Kuzhe si historike, por që sipas teknikut kroat duhet të mbetet në mendjen e shqiptarëve edhe për paraqitjen e mirë të skuadrës kuqezi.

”Ndeshja kundër Argjentinës është speciale për kombëtaren shqiptare, për futbollistët dhe tifozët. Jam i kënaqur që do të luajmë kundër një skuadre të madhe. Do të përpiqemi të tregojmë diçka të mirë. Dua që kjo ndeshje, jo vetëm të mbahet mend si historike pasi kemi luajtur kundër Mesit me shokë, por edhe të kujtohet për një paraqitje të mirë”- tha Kuzhe.

Deri te Argjentina, kombëtarja duhet të përballet më 7 qershor me Bosnje Herzegovinën. Kuzhe e di mirë rezultati në këtë sfidë është shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë në ëndrrën për t’u kualfikuar në Euro 2012.

”Sigurisht, rezultati me Bosnjën është shumë i rëndësishëm dhe për këtë do të kërkojmë të përsërisim rezultatet e ndeshjeve të fundit. Sa i përket lojtarëve, unë i kam idetë e qarta në mendjen time, por duhet të presium javën e fundit për të parë formën e tyre”- tha ai.

Shqipëria ka 8 pikë në vendin e tretë të grupin D eliminator ku luan bashkë me Francën, Bjellorusinë, Rumaninë, Bosnjen dhe Luksemburgun.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›