E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe: S’gjej lojtarë cilësorë në Superiore

 

Leonard Karaj
Ka qenë në rolin e një skauteri dje në “Qemal Stafa”. Ka ndjekur nga afër përballjen Tirana-Kastrioti, të cilën e përmbledh me një fjali: “Nuk gjej dot lojtarë këtu”.

I zhgënjyer, sidomos nga loja e mbrojtësve, për të cilët ishte shkuar dje enkas në stadium, trajneri i ekipit përfaqësues, Josip Kuzhe ka konfirmuar vështirësitë që po has në “peshkimin” e lojtarëve të rinj për skuadrën e tij. Prej 20 majit të këtij viti si Njëshi i kuqezinjve, duket se Kuzhe i ka idetë e qarta për çfarë i mungon realisht skuadrës që ai drejton. Pika më e dobët sipas tij është mbrojtja ndaj edhe kroati avitet hera-herës drejt kampionatit shqiptar të mbledhur elementin cilësor.
Veliu-Bakaj
“Fatkeqësisht mesa kam parë në ndeshjet e shkuara dhe në takimin e sotëm e kam të vështirë të gjej lojtarë në kampionatin shqiptar. Skuadrës sime i duhen mbrojtës cilësorë por veç Veliut, të cilin e kam grumbulluar tashmë nuk kam partë asnjë tjetër që të më tërheqë me lojën që shpalosin në fushë”, ka pohuar Kuzhe gjatë pushimit të dy pjesëve në Tirana-Kastrioti për “Panorama Sport”. Trajneri preku edhe temën e sulmuesit të Dinamos, Elis Bakajt për të cilin ka treguar keqardhje. Bakaj u dëmtuar gjatë një seance stërvitore këtë mesjavë dhe veç ndeshjes me Laçin ka shumë mundësi që të mos jetë prezent as në grumbullimin e kombëtares. “Po, e mora vesh për Bakajn. Ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe më thanë se do ta ketë të vështirë për tu rikuperuar. Më vjen keq pasi kisha shumë dëshirë që ta shikoja. Ai po kalonte momente të mira në kampionat, ka shënuar edhe gola, ndaj isha kurioz të shikoja rendimentin e tij. Gjithsesi Bakaj është në rrethin e kombëtares”, ka vazhduar më tej Kuzhe.
Prag-Suedia
Ndërkaq kombëtarja do të grumbullohet ditën e martë në Frankfurt për ndeshjen e fundit të kualifikimeve “Afrikë e Jugut 2010” ndaj Suedisë më 14 tetor. Për Kuzhenë më shumë se rezultati i këtij takimi vlen paraqitja e skuadrës dhe si konsolidimi i grupit të lojtarëve për të përgatitur sa më mirë kualifikimet për EURO 2012. “Dua të shikoj disa lojtarë për të ndërtuar një skaudër sa më të fortë për edicionin tjetër të kualifikimeve. Nuk më intereson shumë rezultati me Suedinë sesa loja dhe mënyra sesi do të sillen lojtarët e mi në fushë. Mendoj se kam një grup të mirë lojtarësh që me disa rregullime të vogla, sidomos në aspektin mbrojtës mund të pretendojmë më shumë sesa në këto kualifikime”, ka përfunduar Kuzhe.
Superliga
Ndërsa përsa i përket ndeshjeve të javës së 6-të të Superligës spikati barazimi i Tiranës me Kastriotin, fitorja e Dinamos në Laç dhe goleada e Shkumbinit ndaj Teutës. Krutanë morë një pikë të artë në “Qemal Stafa” duke shkarkuar edhe trajnerin e bardhebluve. Ndrësa dinamovitët falë golit tre-pikësh të argjentinasit Lukas Marlakarne në Laç kanë mundur të marrin për herë të parë të vetëm kreun e renditjes. Ndërkaq në Peqin vendasit kanë shpartalluar me rezultatin 4-1 durrsakët që në 45 minutat e para të takimit. Pa Kristaq Milen, i pezulluar dhe me zëvendës/trajnerin dervishi në drejtim peqinaset arritën fitoren e dytë përë këtë sezon duke iu larguar fundit të tabelës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›