E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Shqiperia, jo thjesht nje pjesemarrese

Josip Kuzhe thote se brenda ketij viti, ekipi do te formohet per te shenuar sukses ne eliminatoret e ardhshme

Kunder Portugalise kam pritur te luajme edhe me mire. Shqiptaret dine te luajne futboll. Ekzistojne disa dobesi dhe mungesa e perqendrimit eshte njera prej tyre. Brenda nje viti, Shqiperia do te kete nje ekip te ri, qe nuk do te kete vetem rol pjesemarres. Kosova gjithmone ka pasur futbolliste te mire. Do te doja shume te zhvillonim nje ndeshje ne Prishtine". Trajneri i kombetares shqiptare, Josip Kuzhe flet ne nje interviste per "Express" dhe thote serish se problem mbeti mungesa e perqendrimit dhe nje gol i pranuar ne minutat e fundit. Por, keto nuk e brengosin strategun kroat. Josip Kuzhe beson se brenda nje viti do te ndertoje nje ekip te ri kombetar, nje ekip qe mund te kete nje rol te rendesishem.

Realisht, e keni pritur qe Shqiperia te luante aq mire perballe yjeve portugeze?

Po, madje kam pritur te luajme me mire. Sa i perket rezultatit, nuk kam qene i sigurt se cfare mund te arrijme, per shkak se Portugalia eshte ekip jashtezakonisht i mire, me futbolliste shume te mire. Ne i kemi hyre ketij takimi kur kundershtari ka qene shume i motivuar, per arsye se nese do humbnin pike dhe nuk do te fitonin, ata perfundimisht do te deshtonin te kualifikoheshin ne kampionatin boteror. Kemi pritur se kjo do te jete ndeshja me e mire e Portugalise, apo ndeshja me e mire ne kuptimin e motivimit. Ne i kemi bere disa gjera mire, megjithate me disa gjera te tjera nuk jam i kenaqur. Por, ky ishte nje fillim per mua, edhe pse nuk kam bere shume gjera p.sh. une nuk e kam bere perzgjedhjen e futbollisteve. Une kam ardhur dhe ata me kane thene "keta jane ata 20 e sa futbolliste". Pra, kjo nuk eshte perzgjedhja ime.

Cilat ane ju kenaqen dhe cfare jo, ne ndeshjet kunder portugezeve?

I kenaqur mbeta me paraqitjen. Jam i kenaqur me lojen e disa futbollisteve, pasi disa prej tyre kane luajtur shume mire. Por, nuk jam i kenaqur me lojen e mesfushes. Mesfushoret kane mundur te reagojne shume me mire. Loja pak a shume eshte zhvilluar ashtu sic e kam pritur. Vleresoj se dy ndeshjet e para jane nje lloj njohje me ekipin, ndersa per dy muajt e radhes do te kemi mundesine te bejme perzgjedhjen dhe te punojme ne ndertimin e nje kombetareje te vertete.

Ka disa dite qe drejtoni kombetaren. Cilat jane pershtypjet tuaja per ekipin e Shqiperise?

Mendoj se Shqiperia ka futbolliste te mire. Ata dine te luajne futboll, e luajne lehte futbollin dhe jane teknikisht te mire. Mirepo, ne momente te caktuara vijne ne shprehje disa dobesi, p.sh. portieri Hidi ka pasur paraqitje te shkelqyeshme, por ne nje pike e humbi perqendrimin. Keshtu edhe shume futbolliste te tjere kane kualitete te caktuara, por dikur humbin perqendrimi dhe ekipet e forta e shfrytezojne kete, duke na shenuar gol. Prapeseprape e theksoj edhe nje here, qe futbollistet shqiptare dine te luajne futboll, por u duhet me teper disipline, organizim dhe perqendrim, ne menyre qe te permiresohemi edhe me teper.

Te merkuren do te zhvilloni ndeshjen miqesore me Gjeorgjine dhe do t'i testoni futbollistet e rinj.

Do te doja te shihja futbolliste te rinj, ndersa futbollistet me te vjeter me pervoje nuk do te luajne. Bogdani, Skela, Duro ndoshta as Cana nuk do te luajne. Natyrisht do te luaje Dallku, i cili me Portugaline ishte i skualifikuar. Pra, me Gjeorgjine do ta kem rastin qe te shoh 7-8 futbolliste te rinj. Ne te kaluaren Shqiperia ishte vetem pjesemarrese ne eliminatoret e Evropianit dhe Boterorit, ndersa viteve te fundit ka shenuar nje rritje.

Edhe pse eshte heret te flitet, a mendoni se Shqiperia ka potencial qe ne eliminatoret e Evropianit te ardhshem, te luftoje per nje vend ne "Ukraine&Poloni 2012"?

Mendoj se Shqiperia mund te kete ndonje rol me te rendesishem. Prania ime ne postin e trajnerit, ka te beje me synimin qe te pergatitet nje Shqiperi, qe do te luaje me seriozisht ne kompeticionet e rendesishme evropiane dhe boterore dhe mos te jete vetem pjesemarrese.

A do te kete rinovim te kombetares, per te arritur kete synim?

Mendoj se per nje vit kemi kohe per te ndertuar gjera te reja, ekip te ri dhe te perzgjedhim futbolliste te rinj. Duhet ta formojme ngadale edhe lojen tone.

Paraardhesit tuaj vetem kane drejtuar dhe nuk kane qendruar shume gjate ne Shqiperi...

Une do qendroj nje kohe te gjate dhe kjo me ben te ndihem mire, sepse po i kaloj shume mire ditet ne Shqiperi. Jam ne kontakt te vazhdueshem me shqiptaret. Do te mundohem ta percjell nga afer kampionatin shqiptar.

Cili ishte roli i Oto Baricit ne emerimin tuaj, ne krye te Shqiperise?

Eshte e vertete qe Baric me ka propozuar mua. Edhe pse mund te thuhet se nuk njihemi shume, kjo ka te beje vetem ne aspektin e futbollit, sepse privatisht nuk kemi kontaktuar. Ne jemi pare vetem 2-3 here dhe kurre nuk jemi degjuar privatisht me njeri-tjetrin, prandaj me vjen mire qe ai e ka bere kete, sepse e ka bere profesionalisht.

A do ta ndiqni rrugen e Baricit, duke sjelle emra te rinj ne kombetaren shqiptare?

Vleresoj se Shqiperia ka 15-16 futbolliste te mire, por duhen gjetur edhe 4-5 futbolliste te tjere. Dhe baza per kete ne cdo rast eshte kampionati shqiptar, por edhe futbollistet shqiptare qe aktivizohen ne kampionatet e huaja. E njejta vlen edhe per Kosoven, sepse dihet se ky vend jep futbolliste shume domethenes per kombetaren.

Sa e njihni futbollin kosovar?

Njoh shume shqiptare qe jetojne ne Zagreb dhe shpesh flas me ata. Mirepo, nuk mund te them se kam informatat e duhura per futbollin e Kosoves. E di se luani mire futboll, por sigurisht kushtet nuk jane ne ate nivel profesionist, pasi nuk ka financim qe futbolli te zhvillohej ne menyren me te mire te mundshme. Shpresoj qe me kalimin e kohes do te kete levizje. Me sa di, basketbolli para 3-4 vjetesh ka qene shume i popullarizuar dhe shume trajnere e basketbolliste nga Kroacia, ishin pjese e klubeve kosovare.

A do ta kishit zhvilluar nje ndeshje miqesore me perfaqesuesen e Kosoves?

Mua me gezon jashtezakonisht fakti qe kosovaret bejne tifo per ekipin kombetar. Me sa di, Shqiperia ka zhvilluar nje ndeshje ne Prishtine. Edhe une do te doja shume qe ekipi kombetar i Shqiperise, te vije edhe nje here ne Prishtine.

A ju kujtohet stadiumi i Prishtines?

Kam qene me ekipin e Borcit si trajner, pikerisht ne kohen kur kishin filluar trazirat. Ne patem kaluar ne epersi 1-0, ndersa me pas humbem 2-1. Me kujtohet se gjyqtari pati ndihmuar shume Prishtinen, pasi atyre iu nevojitej fitorja per te mbijetuar. Me kujtohen edhe shume futbolliste te tjere te shquar, si Agim Cana, Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri e te tjere. Kane qene edhe mjaft futbolliste te tjere te mire.

Keni ndonje kujtim tjeter nga Kosova?

Trepca me ka mbetur ne mendje. Patem luajtur ne gjysmefinalen e Kupes te ish-Jugosllavise me Dinamon kunder Trepces. Mitrovicasit paten fituar pas ekzekutimit te penalltive ndersa une pata huq penalltine, keshtu qe me ka mbetur ne kujtese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›