Kaka: Ronaldo te Reali, edhe per shoqeri
Perez do edhe Ronaldon ne Madrid, nis epoka e dyte e "galacticos"
Presidenti i Realit te Madridit, Florentino Perez paralajmeroi se do te bej gjithcka dhe do te perdore te gjitha mundesite, per te siguruar edhe kartonin e Kristiano Ronaldos, qe portugezi te bashkohet ne radhet e Realit, me brazilianin Kaka. Nuk eshte i kenaqur me blerjen e pare "galactico", por Perez ka theksuar se do te paguaje me shume se 56 milione sterlina, per yllin portugez te futbollit. 62- vjecari qe mori pak dite me pare presidencen e Realit te Madridit shpalli Ronaldon, si objektivin e radhes se merkatos se madrileneve. "Kaka firmosi i pari, - theksoi Perez - tani do te bej cdo gje te mundur per te sjelle Kristiano Ronaldon te Reali i Madridit". Kaq eshte e mjaftueshme, edhe pse trajneri i Mancesterit, Aleks Ferguson do ta kete te veshtire te pranoje largimin e sulmuesit te Portugalise, Kristiano Ronaldos. Perez theksoi se gjerat mund te ndryshojne ne fundjave. "Nese Ronaldo do te doje te luaje me Realin, kjo eshte nder per ekipin tone". Braziliani Kaka, qe dje zyrtarizoi kalimin e tij tek Reali, theksoi se do te jete nder qe te kete ne skuader edhe Kristiano Ronaldon. "Por nese do ta kisha Ronaldon ne nje ekip, do ta zgjidhja qe te beja shoqeri", - shprehet Kaka. Por fakti se me Ronaldon eshte spekuluar shume, prej nje viti, i ka zhgenjyer tifozet qe vetem ne rast se do te shohin yllin portugez me fanellen e Realit, do te besojne se kalimi eshte i sigurt. "Nuk e kam thene asnjehere se Kristiano do te mberrije ne qershor. Ka qene nje abuzim i paster me mediat. Do te flas me Aleks Fergusonin shume shpjet, ne lidhje me kete ceshtje", - shtoi Perez, qe me tej konfirmoi faktin se te Reali ka gjithmone vend per yje te futbollit boteror. - "Ne gjithmone mendojme per lojtare te medhenj. Kristiano Ronaldo dhe sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic jane mes lojtareve me te mire ne bote per momentin. Te gjithe e dine se ne deshirojme qe t'i blejme dhe t'i afrojme keta lojtare te Reali i Madridit.