Kuzhe e Bushati, në tribunë për Balën
Momenti pozitiv që po kalon Bekim Bala ka mobilizuar trajnerët e dy ekipeve më të rëndësishme përfaqësuese: Josip Kuzhe, "timonierin" e Kombëtares A dhe Artan Bushatin, drejtuesin e Shpresave. Për të vëzhguar talentin e sulmit të Vllaznisë, që gjatë javës së kaluar realizoi 6 gola në 3 ndeshje (të luajtura në harkun e katër ditëve), Kuzhe dhe Bushati ishin të pranishëm në stadiumin e Laçit. Megjithatë, edhe pse vrapoi shumë dhe luftoi për topin, 19-vjeçari nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës. Tekniku kroat mbërriti në tribunën qendrore në minutën e 28 të takimit, i shoqëruar nga menaxheri i ekipit Kombëtar, Denis Bastari. Për t‘u theksuar ishte shprehja e habitur në fytyrën e Kuzhesë, ku përveç tapetit të gjelbër, pjesa tjetër e infrastrukturës së kurbinasve linte mjaft për të dëshiruar.
e. k.
e. k.