Kuzhe e Duka ndjekin Skënderbeu-Apolonia
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, kanë qenë dje dy tifozët VIP në stadiumin e Korçës enkas për të ndjekur nga afër sfidën mes Skënderbeut dhe Apolonisë. Në këtë mënyrë, tekniku i kuqezinjve ka "injoruar" sfidën tjetër Flamurtari-Vllaznia, e cila konsiderohej si më e rëndësishme dhe në radhët e të cilit luajnë një sërë lojtarësh të Kombëtares apo kandidatë për të veshur bluzën kuqezi. Duket se kjo ka qenë një zgjedhje e vetë trajnerit kroat të Shqipërisë, i cili duket se është bazuar në faktin se nuk i kishte parë asnjëherë në aksion këto dy skuadra. Kombëtarja do të grumbullohet të martën në Frankfurt për ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin e Afrikës së Jugut 2010, më 14 tetor ndaj Suedisë në shtëpinë e kombëtares nordike.
A. M.
A. M.