Kuzhe fikson objektivin: Të fitojmë një pozicion në grup
Shorti i hedhur dje në Varshavë rezervoi një grup jo fort të lehtë për kuqezinjtë, të cilët do të përballen me ekipe si Franca, Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Bjellorusia dhe Luksemburgu. “Realisht mund të them se objektivi kryesor për ne në këto eliminatore është rë renditemi në vendin e tretë apo të katërt në grup. Mund të them se nëse punojmë në një atmosferë pozitive, mund të arrijmë rezultate interesante”, nënvizoi kreu i stolit kuqezi.Në rrugën e saj drejt ëndrrës europiane kombëtarja shmangu Kroacinë, ashtu siç donte trajneri, por gjeti Bosnjën. “Sfida me Kroacinë për mua është shumë e veçantë si nga ana emocionale, ashtu edhe si skuadër. Mendoj se Bosnja nuk është niveli i Kroacisë dhe ndaj tyre mund të zhvillojmë ndeshje të mira”, tha Kuzhe.Në lidhje me numrin e pikëve që kombëtarja mund të arrijë në këtë fushatë eliminatoresh, kroati i pankinës kuqezi shtoi: “Për t’u kualifikuar nevojiten 21-23 pikë dhe kjo është një shifër mjaft e lartë. Duhet t’i shohim ndeshjet me radhë dhe gjatë rrugës mund të bëhemi ambiciozë me objektivat tona”.