E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe, gati revolucioni: Ta nisim nga e para

Trajneri kroat pranon lojën skandaloze kundër Luksemburgut, por pretendon të nxjerrë mësime nga humbja dhe deklaron se do të nisë rinovimin

Avioni që sillte me vete lojtarët kuqezinj të Superligës dhe stafin teknik, është ulur dje rreth orës 3 të mëngjesit në areporortin “Nënë Tereza”. Kombëtarja e përgjysmuar (pasi të tjerët ishin larguar për në vendet ku luajnë) kaloi në heshtje, kokëulur duke dashur të shmangë edhe vështrimet e atyre pak kureshtarëve që gjendeshin në aeroport në atë atë orë. Një ndër aktorët negativë të mbrëmjes ishte edhe trajneri Josip Kuzhe, që nuk ngurroi t’i përgjigjej pyetje në lidhje me humbjen e turpshme 2-1 nga Luksemburgu. Kroatit, nuk i mbeti asgjë tjetër për të bërë, veçse të konfirmonte atë që përjetuan të gjithë: ndeshjen më të dobët nën drejtimin e tij. “Një ditë e pafat për ne. Bëmë disa gabime dhe nuk luajtëm mirë. Në pjesën e dytë kishim disa momente të mira, por kartoni i kuq prishi gjithçka. Për mendimin tim Shqipëria duhet të mësojë nga kjo ndeshje,” ka shtuar trajneri kroat që me një frymë ka shtuar atë që e brente brenda prej kohësh: “Në mënyrë të menjëhershme duhet të fillojmë nga e para. Duhet të grumbullojmë lojtarë të rinj dhe në mënyrë të menjëhershme duhet të fillojmë nga fillimi. Duhet të grumbullojmë lojtarë të rinj dhe formojmë një kombëtare të re. Na duhet të provojmë gjëra të reja pas eksperencies në këtë eleminatore formojmë një kombëtare të re. Na duhet të provojmë gjëra të reja pas eksperencies në këtë eleminatore”, theksoi trajneri kroat që tanimë nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, por vetë beson se mund të jetë ende në lojë për të mbajtur postin e trajnerit dhe për dy vitet e ardhshme. “Deri tani nuk kam menduar për pozicionin tim, duhet të mbyllim edhe dy ndeshjet e ardhshme. Por do të shohim”, përfundoi i dërrmuar, më shumë nga ndeshja sesa nga lodhja, kroati që erdhi në vitin 2009 në krye të stolit të kombëtares sonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›