Kampionati i basketbollit NBA ne krize

Kampionati më i famshëm i basketbollit botëror NBA është në krizë të thellë, pas dështimit të fundit në tratativat mes pronarëve të skuadrave dhe lojtarëve në lidhje me ndarjen e përfitimeve. Si pasojë e kësaj ndodhi ajo që ishte parashikuar.
Është konfirmuar pezullimi i ndeshjeve të parasezonit, ndërsa në rrezik është dhe kampionati i ri në program për të filluar më 1 nëntor. Edhe një herë të dy palët nuk kanë rënë dakkord sa i përket përqindjeve të përfitimeve. Deri tani basketbollistët fitonin 57 përqind të të ardhurave kundrejty 43 përqind që merrnin pronarët e skuadrave. Por pas hymbjeve që kapën shifrën 300 milionë dollar në sezonin e fundit Liga vendosi të ndryshojë shifrat, duke ulur në 47% përfitimet e lojtarëve. Ky propozim është shumë larg kërkesës së sindikatës të basketbollistëve që pranojnë të zbresin deri në 53%.
"Ne po punojmë për të gjentur një marrëveshje, por deri tani distance që ndan kërkesat tona nga ato të pronarëve është shumë e madhe”, ka thënë presidenti I sindikatës së basketbollistëve Derck Fisher. Por mungesa e akordit vazhdon të zhysë në një krizë të thellë kampionatin më spektakolar të basketbollit Botëror, i cili për herë të dytë në histori është shumë pranë pezullimit të sezonit të ri, i cili duhet të nisë në ditën e parë të nëntorit.
Nertan Prifti