Rektori i Universitetit te Vlores jep doreheqjen Qeveri e paafte ne politikat e arsimit
Pas disa konflikteve me radhe mes Ministrise se Arsimit dhe Shkences me drejtuesit e universitetit Ismail Qemali ne Vlore jep doreheqjen titullari i ketij universiteti. Rreth nje jave me pare ai i ka derguar tekstin e doreheqjes Myqerem Tafajt duke e akuzuar per shkelje te pavaresise se universiteteve dhe duke akuzuar qeverine per reformat e marra ne fushen e arsimit te larte. Vetem dje eshte bere publik largimi i rektorit Tanush Sashka ndersa eshte komanduar ne detyre zevendesrektori deri ne zgjidhjen e drejtuesit te ri. Keto zhvillime erdhen pas polemikave qe ndodhen per tekstin e matematikes Kalkulues i cili iu ofrohej studenteve me nje cmim prej 100 dollaresh dhe debateve per ndertimin e kampusit te ri te Universitetit te Vlores.
Teksti i doreheqjes
Ne shkresen e doreheqjes rektori i Universitetit te Vlores Tanush Sashka thote se Asnjehere nje rektor i zgjedhur me vota te lira nuk duhet te kerkoje leje nga nje zyrtar i pazgjedhur. Ai shton me tej Mendoj se kjo eshte nje menyre tjeter per te futur ne kontrollin tuaj te plote universitetet publike. Duke qene se filozofia ime mbi arsimin e larte eshte totalisht e kundert me filozofine qe keni ndjekur ju dhe qeveria qe ju perfaqesoni duke qene se ju dhe qeveria ne menyre te ndergjegjshme punoni kunder arsimit publik duke e pare se ju dhe kjo qeveri ne menyre sistematike keni mbeshtetur te paaftet dhe duke pasur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri une jap doreheqjen nga detyra e rektorit ne Universitetin e Vlores - thuhet ne shkresen qe zoti Sashka i ka derguar ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj. Ai i pergjigjet shkreses qe ministri i dergoi drejtuesit te Universitetit te Vlores me 9 nentor duke i thene se Asnjehere nuk kam ndermend te kerkoj leje nga ju pasi e konsideroj kete fyerje te pozicionit tim si rektor dhe cenim te autonomise se universiteteve.
Qe nga dita e djeshme universiteti i Vlores Ismail Qemali eshte marre ne drejtim nga zevendesrektori administrativ Dr. Eustrat Zhupa i cili ne Rregulloren dhe Statutin e Universitetit eshte personi i dyte ne pergjegjesi pas rektorit.
Historia e konflikteve
Qekur erdhi nga Shtetet e Bashkuara dhe profesori i matematikes mori drejtimin e universitetit te Vlores Ismail Qemali jane regjistruar disa perplasje me Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Se pari pati konflikte per kurrikulat dhe programet universitare. Me pas debatet u rriten per ndertimin e Kampusit Universitar ne Pyllin e Sodes ne Vlore. Se fundi konflikti arriti kulmin me cmimin qe Prof. Sashka i kishte vene tekstit per studentet Kalkulues te cilin e shiste me nje cmim rreth 100 dollare. Polemikat u nxehen kur u be listimi global i universiteteve ku ne renditjen boterore universiteti Ismail Qemali ishte me i miri ne radhen e institucioneve shqiptare te arsimit te larte. Vazhdimisht Zoti Sashka ka akuzuar Ministrine e Arsimit dhe Shkences per shkelje te autonomise se universitetit. Dita e djeshme shenoi fundin e nje konflikti me shume se 2-vjecar duke u mbyllur me terheqjen e titullarit te universitetit dhe fitoren e MASH-it e cila arriti qe te diktoje mbi pavaresine qe ka shkolla e larte ne vend. Por edhe largimi i rektorit Sashka vjen pas nje sere qendrimesh dhe akuzash politike jashte detyres se tij qe leshoi ndaj institucioneve vendimmarrese ne Arsim dhe ndaj qeverise shqiptare.
DISA NGA AKUZAT E ISH-REKTORIT SASHKA
Para shume muajsh militantet e PD-se ne Vlore ne menyre te hapur deklaruan se plani i kreut te tyre zotit Kollozi per te dominuar jeten politike te qyteti ishte si me poshte Eliminimi i kryetarit te qarkut zotit Agron Sharra eliminimi i prefektit zotit Hasan Halili dhe eliminimi i rektorit te Universitetit.
Para disa ditesh erdhi nje informacion ku tregohet shperndarja e fondeve te programit Cilesi dhe Barazi hua e marre nga Banka Boterore 10 milione euro dhe ne menyre fare te pashpjegueshme te gjitha keto fonde kane vajtur ne menyre ekskluzive te universitetet e Tiranes. Ne kushte te tilla drejtimi i universiteteve jashte Tiranes behet i pamundur.
Qeveria ka vendosur qe te mbeshtese pa kufi universitetet private. Shumica e qeveritareve jane te pleksur me keto universitete dhe e bejne kete thjesht per perfitim ekonomik. Ne keto kushte e ardhmja e universiteteve publike duket shume e zeze.
Qeveria ka shmangur ne menyre te plote te gjithe opinionin e njerezve profesioniste te organizatave profesionale dhe perdor disa njerez te blere per te krijuar nje imazh te perfshirjes se eksperteve. VKM-te dhe udhezimet qe dalin mbi arsimin jane nga me qesharaket. Ju kujtoj se para nje viti nje propozim i Universitetit te Vlores per nje dege ne Aktuaristike doli ne VKM si Akuaristike kurse nje dege per Shkenca Kompjutacionale doli me VKM si Shkenca Kompjuterike.
AKUSH i kerkon EUROMIL-it mbeshtetje per te drejtat e ushtarakeve
Shoqatat e ushtarakeve i kerkojne EUROMIL-it mbeshtetje per mbrojtjen e te drejtave ligjore ne Gjykaten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Ne konferencen e organizuar dje nga DCAF OSBE IDM dhe OSBE/ODIHR-i me tallur Te drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore te Personelit te Forcave te Armatosura ne Shqiperi presidenti i Aleances Kombetare te Ushtarakeve. Dr. Kujtim Cako perseriti edhe nje here apelin ndaj qeverise per respektimin e te drejtave dhe zbatimin e kuadrtit ligjor per ceshtjen e pensioneve dhe plotesimin e kushteve te percaktuara ne ligjin organik te Statusit te Ushtarakeve. Cako u shpreh ne kete takim se Gjykata e Larte duhet te marre nje vendim unifikues per pensionet e ushtarakeve ne teresi duke i dhene fund diskriminimit dhe zvarritjeve te qindra e mijera ushtarakeve ne dyert e gjykatave per nje te drejte qe iu takon me ligj. Aleanca Kombetare e Ushtarakeve u pranua para pak ditesh anetare kandidate prane EUROMIL-it dhe shpreson qe brenda vitit te behet anetare me te drejta te plota. Kreu i saj Dr. Kujtim Cako deklaroi se do te beje nderkombetaresimin e problemeve per mbrojtjen e te drejtave te ushtarakeve shqiptare dhe te familjeve te tyre duke synuar arritjen e standardeve euroipiane te NATO-s dhe me avokatine e EUROMIL-it.
AKUSH-i i beri thirrje qeverise qe te respektoje kuadrin ligjor dhe ti jape fund shkeljeve te bera ne Vendimin e Keshillit te Ministrave apo Aktin Normativ qe nxori para pak ditesh duke iu prere disa te drejta themelore komunitetit te ushtarakeve ne Shqiperi.
16 Nentor 2010