Zbulohet në Afrikë merimanga më e madhe në botë
Dy shkencëtarë të njohur në botë për kontributin e tyre në fushën e biologjisë Matjaz Kuntner si edhe Jonathan Coddington, kanë arritur të zbulojnë merimangën më të madhe që është parë ndonjëherë nga syri i njeriut.
Trupi i merimangës "Nephila Komaci", e cila është gjetur në ishullin afrikan të Madagascarit arrin madhësinë e 12 centimetrave, gati sa pëllëmba e dorës së njeriut. Ndërsa rrjeta e kësaj merimange mund të kapë diametrin e 1 metri.
Kjo lloj merimange i përket familjes Nephila e cila është një familje merimangash që arrin të prodhojë rrjeta merimangash të cilat kanë ngjyra mëndafshi si edhe ari.
" Merimangat femra të familjes Nephila janë merimangat më të mëdhaja që janë gjetur ndonjëherë nga ndonjë biolog. Ne jemi shumë të kënaqur që e gjetëm prototipin më të madh që është zbuluar ndonjëherë." - pohoi biologu slloven Kuntner.
Gjithashtu biologu slloven pohoi se kjo merimangë gjigante pavarsisht përmasave të pazakonta nuk është helmuesë për njeriun. Merimanga u quajt me emrin Komaci, i cili është emri i kolegut si edhe mikut të ndjerë të biologut Matjaz Kuntner. Biologu Komaci e kishte ndihmuar Kuntner që të vazhdonte studimet mbi llojet e merimangave. Komaci vdiq para disa kohësh në një aksident automobilistik.