Kuzhe rinovon deri në vitin 2011
Josip Kuzhe është zyrtarisht trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Vendimi unanim për rinovimin deri në vitin 2011 të punësimit të 57-vjeçarit kroat u morr nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë mbledhjes
FQINJ ME BERISHËN
Në fakt, kontrata e mëparshme e ish-trajnerit të Ruandës skadonte në maj të vitit 2010. Bashkëatdhetari i Oto Bariçit nënshkroi marrëveshjen e tij të dytë si trajner i një ekipi përfaqësues me FSHF-në me një afat 2.5 vjet, por me versionin 1 vit + 1.5 vjet, duke pranuar me shumë dëshirë kushtin e tij kryesor të federatës, qëndrimin me një kohë të gjatë në Shqipëri, ndryshe nga paraardhësit e tij të huaj. Kuzhe ka marrë një apartament me qira në zemër të Tiranës dhe është fqinj me kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
110 MIJË EURO
Josip Kuzhe, trajneri i pestë i huaj gjatë mandatit të dyfishtë presidencial të Armando Dukës, do të përfitojë 110 mijë euro në vit (rreth 9200 euro në muaj), një shumë e pranueshme për financat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Puna e parë e Kuzhëse do të nisë, më 4 janar 2010 me grumbullimin në Antalia të Turqisë dhe do të zgjasë shtatë ditë. Janë paraparë dhe zhvillimin e të paktën të dy ndeshjeve miqësore, nisur dhe nga fakti se në atë kohë komplekset hoteliere në rajonin turistik turk bujten nga shumë ekipe europiane.
TESTI I PARË
Testi i parë i Shqipërisë në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian do të jetë miqësorja e 3 marsit me Luksemburgun, menjëherë pasi Kombëtarja jonë të njohë kundërshtarët e kualifikueseve “Poloni-Ukrainë 2012” pas shortit që do të hidhet më 7 shkurt 2010. Gjithsej kemi realizuar 3 ndeshje kundër Luksemburgut, me bilancin 2 fitore dhe 1 barazim pa gola (13 shkurt 2002) në kohën kur kuqezinjtë i drejtonte Sulejman Demollari. Në renditjen botërore të FIFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 98-të (muaji nëntor 2009) dhe në të 42-in në renditjen specifike brenda UEFA-s. Luksemburgu ndodhet në vendin e 128-të në FIFA dhe në 49-in nga 53 ekipe që ka UEFA.
BILANCI I KUZHESË
Performanca e Kuzhësë mund të konsiderohet pozitive, nisur edhe nga momenti kur ai mori përsipër drejtimin e Shqipërisë, në një ndeshje me kundërshtar Portugalinë dhe një takim deciziv për të ardhmen e Kristiano Ronaldos në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut. Deri tani, me tri ndeshjet zyrtare (1 barazim, 2 humbje) dhe tri miqësoret (2 barazime, 1 fitore), tekniku kroat ka bindur me aftësinë për të ndërtuar një formacion që arrin të realizojë golin (golaverazhi është pozitiv: 10-9, ku vetëm në një ndeshje Kombëtarja nuk ka realizuar)
SHQIPËRIA ME KUZHENË
ZYRTARE
Shqipëri-Portugali 1-2
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Suedi-Shqipëri 4-1
MIQËSORE
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipëri 0-0
Bilanci: 6 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golaverazhi: 10-9
KARRIERA
Josip Kuzhe ka lindur në 13 nëntor 1952 në Vranjë, Serbi, Ish-Republika Federale e Jugosllavisë. Eshtë nënshtetas dhe trajner kroat. Ai ishte një lojtar dhe më pas trajner i Dinamos së Zagrebit. Me skuadrën e njohur kroate, Kuzhe ka luajtur 384 ndeshje si futbollist, nën juridiksionin e kampionatit jugosllav. Ka zhvilluar 14 ndeshje me kombëtaren jugosllave U-21.
1982–1984 Sydney Croatia
1985–1986 BSK Slavonski Brod
1988–1989 Borac Banja Luka
1989–1990 Dinamo Zagreb
1991–1992 Rot-Ëeiß Erfurt
1992–1994 Mainz 05
1996–1997 Gamba Osaka
1998–1999 NK Zagreb
2000 Chemnitzer FC
2003–2005 Inter Zaprešiæ
2005–2006 Dinamo Zagreb
2007 Ruanda
2008 JEF United Tokyo
Maj 2009 Trajneri i Shqipërisë
Trajnerët e huaj të Shqipërisë
Josip Kuzhe (kroat)
Nga 25.05.2009
Ari Han (holandez)
01.01.2008-15.04.2009
Oto Bariç (kroat)
01.07.2006 01.06.2007
Hans Peter Brigel (gjerman)
29.03.2003 30.05.2006
Xhuzepe Dosena (italian)
12.07.2002 16.12.2002
Nikolaj Ljushnikov (rus)
1957-1958
Miklos Vadas (hungarez)
29.11.1953
Ljubisha Broshiç (serb)
22.09.1946 13.10.1946
Të gjithë trajnerët e Kombëtares
Ljubisha Broçiç (serb)
Adem Karapici
Sllave Llambi
Ludovik Jakova
Myslim Alla
Miklosh Vadash (hungarez)
Loro Boriçi
Nikolaj Lushnikov (rus)
Zyber Konçi
Ilia Shuke
Shyqyri Rreli
Agron Sulaj
Bejkush Birçe
Agron Sulaj
Bejkush Birçe
Neptun Bajko
Astrit Hafizi
Medin Zhega
Sulejman Demollari
Xhuzepe Dosena (italian)
Hans Peter Brigel (gjerman)
Oto Bariç (kroat)
Ari Han (holandez)
Josip Kuzhe (kroat)
TRAJNERËT KROATË NË SHQIPËRI
KOMBËTARJA
Oto Bariç
Josip Kuzhe
KLUBET
DINAMO
Luka Bonaçiç, Ivan Kataliniç, Zlatko Daliç
FLAMURTARI
Slavko Kovaçiç
TIRANA
Blaz Slishkoviç (bsoshnjako-kroat)
Ilija Loçareviç
16 Dhjetor 2009