E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miranda Kerr, engjëlli më seksi i Krishtlindjeve



Engjëlli më i bukur për Krishtlindje? Me siguri do të kemi mundësi ta shohim në kopertinën më seksuale dedikuar festave, të realizuar nga revista prestigjioze “Gq” në versionin gjerman. Protagonistja e kësaj mrekullie është pikërisht modelja bukuroshe Miranda Kerr, engjëlli i “Victoria's Secret”, e cila pozon topçes, vetëm me një palë të brendshme të kuqe. Me sa duket, së shpejti Miranda do të martohet me të fejuarin Orlando Blum. Propozimi, sipas vëllait të Kerr, u bë dhe modelja është përgjigjur me një “po”. Disa javë më parë u fol për një flirt mes aktorit dhe Xhenifer Aniston, por kriza mes Blum dhe Kerr u përgënjeshtrua nga Methju Kerr, sipas të cilit orlando i ka kërkuar dorën të motrës dhe ajo nuk nguroi të pranonte. Ende nuk bëhet e ditur data e dasmës, por paparacët përgatitet për të ndjekur protagonistët. Ne nuk na mbetet tjetër, veçse të shohim kopertinën e mrekullueshme të revistës ”Gq”.

Emi Uainhaus

Plane martese me ish-bashkëshortin Bleik

Pas gjithë rrëmujës dhe thashethemeve, dashuria për isha bashkëshortin nuk ka reshtur për asnjë çast. Madje tashmë mendohet se këngëtarja britanike Emi Uainhaus është e bindur të rimartohet me Beik Fielder Civil. Sipas nënës së tij, çifti do të rimartohet vitin e ardhshëm. Ata u ndanë në korrik të këtij viti, pas dy vitesh martese të trazuar, mirëpo së fundmi ekzistojnë spekulime se ata kanë ringjallur romancën e tyre. “Kam menduar se divorci ishte gjëja me e mirë për ta në atë kohë, sepse kishin ndikim shkatërrues ndaj njëri-tjetrit. Por unë u pikëllova që Bleik humbi dashurinë e jetës së tij... Jam i bindur se Bleik dhe Emi do të martohen në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Xhorxhete Civil për revistën britanike “New!”. Mediet britanike menjëherë janë vënë në ndjekje të çiftit, duke shpresuar se do të kapin me blicet e aparateve ndonjë sekuencë “të nxehtë”.

16 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›