E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe takon Mavrajn, mbrojtësi i gatshëm për Kombëtaren

Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, ka qenë në Gjermani, ku ka vëzhguar nga afër lojën e mbrojtësit shqiptar në ndeshjen Hanover- Bokum. Pas takimit me Kuzhen, Mavraj ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Kombëtaren shqiptare."Jam i gatshëm të luaj me Kombëtaren e vendit tim, pavarësisht se në të kaluarën është përfolur se unë nuk doja", mësohet t‘i ketë thënë Mavraj trajnerit.      Tashmë mbetet vetëm për të parë nëse 23-vjeçari do t‘i bashkohet realisht skuadrës, ku sipas të gjitha gjasave do alternohet në qendër të repartit difensiv me Currin dhe Canën (në varësi të skemave të lojës dhe të kundërshtarëve). Rasti i parë ku Mavraj mund të grumbullohet është "zbori" i Kombëtares shqiptare në Antalia të Turqisë, në 4 janar, ku tekniku kroat do të grumbullojë disa nga lojtarët e rinj kandidatë për ekipin Kombëtar.Kjo nuk është hera e parë që Mavraj shpreh dëshirën për t'u veshur kuq e zi, pasi një deklaratë të tillë ai e kishte bërë edhe mbi një vit më parë, kur në krye të stolit ishte holandezi Ari Han, në barazimin historik 0-0 që përfaqësuesja jonë arriti më 15 tetor 2008 në Braga me Portugalinë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›