E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident ish-deputeti i PS-së, Lekë çukaj

 Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Krujë-Nikel, nga ku ka humbur jetën edhe një shtetas tjetër, Hasan Guci.Katër persona po udhëtonin me dy automjete tip Benz, duke u përplasur midis tyre. Nga ngjarja ish-deputeti, Çukaj dhe Hasan Guci kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa dy shtetas të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por ende nuk janë përcaktuar plotësisht rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se përplasja ndodhi për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›