E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, java e 17-të

Roma ka mposhtur 2-0 Parmën në “Olimpiko”, duke iu afruar më tepër synimit, vendit të katrët. Burdiso në minutën e 48-të dhe Brigi në minutën e fundit vulosën rezultatin në favor të verdhekuqve.Fiton edhe Napoli me të njëjtin rezultat në stadiumin “San Paolo” përballë Kievos. Për skuadrën e Valter Mazarit shënoi Marek Hamshik në minutën e 7-të me penallti dhe Kualiarela tre minuta para përfundimit të takimit.Palermo ka arritur të marrë një fitore minimale në fushën e vet ndaj Sienës, duke i fundosur këta të fundit akoma më tepër në fundin e renditjes. Goli tripikësh për skuadrën e Delio Rosit u shënua nga Edison Kavani në minutën e 41-të.Ndërkohë, Sampdoria ka pësuar disfatë në fushën e Livornos. 3-1 përfundoi takimi i luajtur në stadiumin “Armando Piki”. Kasano kaloi skuadrën e Del Nerit në epërsi që në minutën e 15-të, por dy gola të Danilevicius dhe një i Rivas, e bënë të pavlefshëm golin e sulmuesit barez.Seria A, java e 17-të:Juventus 1 – 2 KataniaRoma 2 – 0 ParmaLivorno 3 – 1 SampdoriaNapoli 2 – 0 KievoPalermo 1 – 0 SienaInter – Lacio (ora 20:45)Bolonja – Atalanta (e shtyrë)Xhenova – Bari (e shtyrë)Udineze – Kaljari (e shtyrë)Fiorentina – Milan (e shtyrë)                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›