Kuzhe, trajneri i nëntë kundër rumunëve
Josip Kuzhe do të jetë trajneri i nëntë i Kombëtares së Shqipërisë dhe i treti i huaj që do të përballet me në një ndeshje kundër Rumanisë. Gjithsesi, Ludovik Jakova, ka qenë bashkëtrajner me rusin Nikolai Lukshnikov në barazimin 1-1 kundër Rumanisë, më 23 tetor 1949 për Kampionatin Balkanik. Dy trajnerët e tjerë të huaj të Shqipërisë janë serbi Ljubisha Broçiç (1-0, Kampionati Ballkanik, 1946) dhe kroati Oto Bariç (0-2, 1-6, eliminatoret e Kampionatit Europian 2008). Në 13 ndeshjet e zhvilluara, Shqipëria ka fituar vetëm dy herë: 1-0 në Tiranë (tetor 1949, gol i Qamil Telitit) dhe 1-0 në Bukuresht (maj 1948, gol i Pal Mirashit). Rumunët kanë koleksionuar 10 fitore, ndërsa 1 ndeshje është mbyllur në barazim 1-1 (tetor 1949).
TË GJITHA NDESHJET SHQIPËRI-RUMANI
1. 13.10.1946
Shqipëri-Rumani 1-0 (Kamp. Ballkanik)-
Tr.: Ljubosha Broçiç
2. 25.05.1947 Shqipëri-Rumani
0-4 (Kamp. Ballkanik)
Tr.: Adem Karapici
3. 02.05.1948
Rumani-Shqipëri 0-1 Kamp. Ballkanik)
Tr.: Adem Karapici
4. 23.10.1949
Rumani-Shqipëri 1-1 (Kamp. Ballkanik)
Tr.: Sllave Llambi
5. 29.11.1949
Shqipëri-Rumani 1-4 (Miqësore)
Tr.: Ludovik Jakova
6. 05.10.1950
Rumani-Shqipëri 6-0 (Miqësore)
Tr.: Ludovik Jakova
7. 29.10.1972
Rumani-Shqipëri 2-0 (El. Botërorit 1974)
Tr.: Myslim Alla
8. 06.05.1973
Shqipëri-Rumani 1-4 (El. Botërorit 1974)
Tr.: Myslim Alla
9. 25.03.1987
Rumani-Shqipëri 5-1 (El. Euro 1988)
Tr.: Agron Sulaj
10. 28.10.1987
Shqipëri-Rumani 0-1 (El. Euro 1988)
Tr.: Agron Sulaj
11. 20.09.1988
Rumani-Shqipëri 3-0 (Miqësore)
Tr.: Shyqyri Reli
12. 06.09.2006
Shqipëri-Rumani 0-2 (El. Euro 2008)
Tr.: Oto Bariç
13. 21.11.2007
Rumani-Shqipëri 6-1 (El. Euro 2008)
Tr.: Oto Bariç
BILANCI
13 ndeshje
2 fitore Shqipëria
1 barazim
10 fitore Rumania
31 Gusht 2010